Masat anti-COVID të ndërmarra nga qeveria Franceze kanë sjellë reagime të ashpra në ishullin e vogël të Guadalupes, në Karaibe. Ky ishull zotërohet nga Franca që në kohën e Napoleonit.

Planet e fundit për vaksinim të detyruar duket se kanë nxitur edhe reagimet e banorëve të ishullit, të cilët pas ditëve të ashpra proteste qeveria e Parisit është shprehur e hapur për të diskutuar kërkesat e banorëve. Ministri francez i Territoreve të Jashtme u shpreh se “nuk ka diskutime të këqija” për sa kohë “ato janë të përqendruara drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve”.

Protestat disa javore të banoreve të ishullit sollën edhe këtë reagim të papritur të Parisit zyrtar.

Në kohët e fundit raportet e Francës me territoret e saj koloniale në ishujt e Karaibe, Amerikën e Jugut, Afrikë, dhe Polinezi janë shënjuar nga mungesa e besimit të ndërsjellët si rezultat i masave të ndërmarra në luftën ndaj pandemisë.

Franca bashkë me Spanjën, Portugalinë dhe Britaninë e Madhe, është një nga ish-fuqitë koloniale të cilat zunë territore në anën tjetër të globit pas zbulimeve të mëdha në periudhën e “Rilindjes Evropiane”.