Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka hapur një tjetër qendër vaksinimi në sheshin qendror të Prishtinës, në përpjekje për të rritur numrin e të vaksinuarve. Aktualisht në Kosovë është shtuar numri i të prekurve me Covid si dhe rastet me vdekje për shakk të sëmundjes.

Sipas të dhënave zyrtare, deri të enjten 57 % e qytetarëve të Kosovës, nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar me dy doza ndërsa rreth 91 mijë apo 6 për qind, me dozën përforcuese.

Nga fillimi i muajit janar deri më tani 47 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa përgjatë muajit janar u raportuan 24 vdekje.

Autoritetet bëjnë thirrje që të zbatohen masat kufizuese, të cilat ndalojnë lëvizjen e qytetarëve nga mesnata deri në orën pesë të mëngjesit si dhe kufizimin e punës së bareve e restoranteve nga ora 23 deri në orën 5 për të parandaluar infektimet.