Mësohet se në ekranin e “Klan plus”, sezoni i ri televiziv do të nisë me seriale të reja.

Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani ka bërë të ditur për “tvklan.al” se në shtator në “Klan plus” do të nisë transmetimin seriali turk “Payitaht: Abdylhamit” (Kryeqyteti: Abdylhamit).

“Payitaht: Abdylhamit” filloi në Turqi vitin e kaluar dhe ka pasur shumë sukses, një prodhim i TRT që ka prodhuar edhe serialin Ertugrul. Seriali tregon për 14 vitet e fundit të pushtetit të sulltanit më modern të të gjitha kohërave, Abdylhamit Han.

E në serial luajnë 500 aktorë, ndër ta edhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj që shfaqet në disa seri. Ai luan rolin e “Marko” që ka mision nga Berlini për në Stambollin e vitit 1989.