Shiringa që përdoret për mbrojtjen ndaj COVID-19 mund të duket shumë e thjeshtë për t`u krijuar. Shiringat e para të funksioneve të ndryshme janë krijuar që në kohën e mjekut grek, Hipokratit.

Në shekullin e pestë para Krishtit shiringa e parë përdorej për larjen dhe shpërlarjen e plagëve. Versionet e hershme u ndërtuan nga fshikëza të kafshëve dhe tuba.

U deshën mijëra vite që të krijohej lloji i shiringës që do të mundësonte vaksinimin masiv.

Në shekullin e 11-të një okulist egjiptian përdori shiringën e parë hipodermike për heqjen e kataraktave të syrit. Nga shekulli 11-të deri në fillimin e shekullit të 19-të u kryhen eksperimente të shumta pa arritur tek shiringa e duhur.

Vaksinimi i miliona njerëzve në botë ndaj Covid-19 nuk do të ishte i mundur pa shpikjen e shekullit të 19-të. Mjeku skocez, Alexander Wood shpiku shirigën e quajtur hipodermike, e cila përdoret gjerësisht në botën moderne.

Shiringa e skocezit Wood ishte zgjatim i disa shpikjeve pararendëse të mjekëve të tjerë. Në 1844, kirurgu irlandez Francis Rynd shpiku gjilpërën e parë të zbrazët në botë. Pas 10 viteve mjeku Alexander Wood shpiku shiringën e parë prej qelqi.

Shiringa prej qelqi dhe me një tërheqës i lejonte mjekët të vlerësonin dozën bazuar në sasinë e lëngut të vëzhguar me sy të lirë. Shpikja e shiringës prej qelqi do të nxiste shpikjen e vaksinës së rradhës.

Në po të njëjtin vit, ndryshe nga Wood, kirurgu francez Charles Pravaz shpiku vaksinën prej argjendi dhe një vidë që përdorej për të futur ilaçin në trup.

Pavarësisht shpikjeve të gjilpërave nga mjekë të ndryshëm e vetmja që i mbijetoi kohës ishte vaksina hipodermike e mjekut skocez Wood. Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Edinburgut ka deklaruar se gjilpëra moderne hipodermike ka ndryshuar shumë pak nga modeli i Wood.