“House of Gucci” ndodhet në Itali. Vila e famshme e filmit më të ri është e vendosur pranë Liqenit Como, dhe njihet ndryshe si Villa Balbiano. Është kjo vilë që shfaqet në filmin e regjisorit, Ridley Scott në të cilën jeton Aldo Gucci- rol që luhet nga aktori Al Pacino.

Vila tashmë do jepet me qira përmes Airbnb, por vetëm një person do të ketë fatin për të qëndruar aty vetëm një natë- më 30 mars të 2022-shit, për çmimin 1,125$. Rezervimet hapen të martën e 6 dhjetorit.

Në filmin “House of Gucci” luajnë aktorë të njohur dhe personazhe të tjerë të botës së Showbiz, si Adam Driver, Lady Gaga, Jared Leto dhe Salma Hayek.

Vila Balbiano është një vilë historike që dikur i përkiste Kardinalit të famshëm Tolomeo Gallio. Është ndërtuar në shekullin e 16-të dhe u përdor si rezidenca e tij personale.

Një shekull më vonë, u zgjerua dhe u bënë ndryshime të brendshme nga Kardinali i Kishës Romane Katolike, i cili përdori vilën për të organizuar festivale, bankete dhe aktivitete me kërcime.

Sipas faqes zyrtare në emër të kësaj vile, “Balbiano” është aktualisht më e madhja që ndodhet pranë Liqenit Como, me një kopsht gjigant luksoz, të vlerësuar edhe nga Shoqata Britanike e “Dizajnerëve për Kopshtet”. Ka gjithashtu një pishinë me sipërfaqe të madhe dhe një urë të drunjtë.

Ndërkaq, filmi “House of Gucci” është lancuar më 24 Nëntor të këtij viti në Kanada.