PRISHTINE – Ditë historike për Kosovën. Kuvendi ka miratuar sot në seancë të posaçme ndryshimet Kushtetuese për formimin e Ushtrisë dhe për rrjedhojë krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Me 106 votat e deputetëve të pranishëm, FSK është transformuar tashmë në Ushtri. Pro projektligjeve kanë votuar si pozita ashtu edhe opozita. Këta të fundit kishin paralajmëruar edhe më herët se do të votonin pro bërjes së Kosovës me Ushtri. Në seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Listës serbe, të cilat u pozicionuan kundër krijimit të Ushtrisë.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite. Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.