Dashi – Dita e sotme do jetë shumë e favorshme për dashurinë. Pjesa më madhe e çifteve do përjetojnë momente të këndshme dhe bashkëpunimi do arrijë majat. Në planin financiar do filloni të bëni pak ekonomi sot dhe do i ulni shpenzimet.

Demi – Qetësia do të pushtojë lidhjen tuaj. Është më mirë kështu sesa të keni një ditë pasionante dhe në mbrëmje të debatoni ashpër. Shijojeni dhe flisni sa më shumë të mundni me partnerin/en. Në përgjithësi situata financiare do jetë e mirë nëse tregoheni të matur me shpenzimet.

Binjakët – Do keni mosmarrëveshje me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe nuk do ia kaloni mirë. Nuk do jeni të gatshëm të bëni as lëshime dhe nuk do tregoheni tolerantë. Shmangni sot përballjen me probleme financiare delikate.

Gaforrja – Yjet do iu japin mundësinë sot t’i tregoni gjithë dashurinë partnerit/es tuaj. Do kujdeseni shumë për të dhe ai/ajo do ndihet më së miri. Do kaloni edhe momente mjaft romantike. Financat do jenë të mbrojtura.

Luani – Venusi do të influencojë sektorin tuaj të dashurisë. Sensualiteti juaj do të rizgjohet dhe do jeni edhe më joshës. Do ndiheni të lumtur pranë atij/asaj që keni në krah kështu që përfitoni sa më shumë nga shoqëria e tij/saj. Në planin financiar do merrni iniciativa për të përmirësuar buxhetin.

Virgjëresha – Ka mundësi të jeni pak nostalgjikë në jetën tuaj në çift sot. Mundohuni të jetoni të tashmen pa menduar asgjë tjetër. Vetëm kështu do kaloni një ditë të mirë. Tregohuni edhe pak më tolerantë. Hiqni dorë nga shpenzimet e tejskajshme.

Peshorja – Beqarët do jenë më të privilegjuarit sot. Do keni një takim shumë interesant të cilin nuk duhet ta neglizhoni në asnjë mënyrë. Përsa iu përket çifteve, ndjenjat do jenë të thella dhe do afrohen më shumë me partnerin/en. Rekomandohet më tepër maturi dhe kujdes me financat sot.

Akrepi – Gjatë kësaj dite do bëni projekte të përbashkëta në çift dhe komunikimi do jetë shumë i mirë. Mos hezitoni të flisni as për tema paksa delikate, por që duan një zgjidhje. Do shpenzoni pa menduar sot dhe do harroni se buxheti e ka një fund.

Shigjetari – Jeta në çift nuk do jetë shumë e mirë sot për shkak të pozicionimit të keq të Uranit. Nuk do zgjidhni dot as momentin e duhur për të diskutuar, prandaj do lindin debate. Me financat do i keni punët mirë. Mos hezitoni të bëni investime.

Bricjapi – Do ndërtoni një marrëdhënie të ngrohtë sot në jetën tuaj në çift. Dita do jetë mjaft pozitive dhe do i merrni gjërat me optimizëm. Do e lini pas dore sektorin e financave dhe do keni disa tronditje.

Ujori – Tregohuni të moderuar me kërkesat në jetën në çift. Gjithçka do shkojë më mirë nëse tregoheni më të kuptueshëm dhe më të hapur. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha.

Peshqit – Me Marsin e pozicionuar keq në jetën tuaj në çift, do e keni të vështirë të mos bëni skena xhelozie. Kujdes sepse një sjellje e tillë mund ta përkeqësojë lidhjen tuaj. Kontrolloni veten! Me financat tregohuni të matur. Mos u tregoni impulsivë me shpenzimet.