Ja çfarë thotë shenja juaj e horoskopit për këtë javë, 12-18 shkurt 2018

 

DASHI

21. mars – 20. prill

Do jeni ekstremisht xheloze gjatë kësaj jave ju të dashuruarit dhe ka rrezik të bëni gjëra të gabuara që nuk do i pëlqejnë aspak partnerit. Lidhja juaj do rrezikohet me të vërtetë shumë. Beqarët do kenë takime shpërthyese të cilat do i mrekullojnë dhe i nxitin të hedhin hapa pa u menduar gjatë. Shumë gjëra do ndryshojnë tej mase për ta. Me financat tregohuni edhe më të kujdesshëm se më parë sepse yjet nuk do ndikojnë shumë pozitivisht. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i keq, megjithatë më mirë të mbroheni nga virozat dhe të kujdeseni për ushqimin. Në punë jepuni prioritet çështjeve më urgjente dhe pastaj merruni me të tjerat. Atmosfera në familje ka për të qenë e ngrohtë.

 

DEMI

21. prill – 21. maj

Kjo javë nuk do ketë aspak emocione të forta për ju të dashuruarit, qofshin ato pozitive apo negative. Mundohuni të ruani gjithmonë një klimë të qetë dhe të mos debatoni për gjëra elementare. Beqarët do kenë disa njohje të reja, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa më tej. Ata do jenë më shumë të fokusuar tek jeta profesionale. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj kështu që jo vetëm qe nuk do keni vështirësi, por do shlyeni edhe borxhet dhe do ndihmoni të afërmit. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Nga e mërkura e më tutje do ndiheni edhe më energjike. Në punë vërtet do lodheni pak, por rezultatet kanë për të qenë shumë inkurajuese. Familja pa probleme.

 

BINJAKËT

22. maj – 21. qershor

Gjatë kësaj jave do dini të krijoni një klimë të ngrohtë në jetën tuaj në çift dhe çdo ditë do përjetoni emocione pozitive. Partneri do ju bëjë edhe disa surpriza që do ju lënë shpesh me gojë hapur. Beqarët nga ana tjetër do marrin refuzime të njëpasnjëshme dhe nuk do ndihen aspak mirë. Nuk do jetë një periudhë e begatë për ta. Në planin financiar do japin rezultat të gjitha masat dhe përkujdesi i treguar së fundmi dhe nuk do ndiheni asnjëherë në vështirësi për të shpenzuar. Shëndeti në fillim të javës do jetë goxha delikat. Stresi dhe dhimbjet e barkut dhe të shpinës nuk do ju lënë të qetë. Në punë gjërat do përmirësohen tej mase dhe mund të merrni edhe një propozim interesant. Edhe familja do jetë e qetë.

 

GAFORRJA

22. qershor – 22. korrik

Kjo javë nuk do jetë aspak rutinë për ju të dashuruarit. Gjatë gjithë kohës do dashuroheni pa dorashka me partnerin, do jeni gati për të provuar eksperienca të reja dhe nuk do keni frikë të tentoni. Kënaqësitë dhe emocionet shpesh do jenë të pakufishme. Beqarët do e nisin javën qetësisht, por në fundjavë do kenë takime shpërthyese e fillime lidhjesh. Gjendja e financave nuk do jetë aspak e keqe. Përveçse do jeni vetë të kujdesshëm edhe familjarët do ju ndihmojnë së tepërmi. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë momenti kur mund të ndieni pak më shumë lodhje dhe ngarkese. Në punë do ketë ndryshime shumë të rëndësishme në te mirën tuaj. Jeta familjare do jetë e kënaqshme në çdo moment.

 

LUANI

23. korrik – 22. gusht

Mos u mundoni për asnjë moment ta bëni xheloz partnerin tuaj sepse atëherë kur nuk do ua marrë mëndja situata do dalë jashtë kontrollit. Nga ana tjetër qëndrojini atij pranë dhe shprehjani më shumë ndjenjat. Beqarët do e gjejnë personin ideal në ambientet e punës dhe mund të fillojnë brenda javës një lidhje interesante. Për menaxhimin e financave duhet të këshilloheni sa më parë me specialistët e fushës sepse gjendja nuk do jetë aspak e mirë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do prekeni as nga viruset, as nga stresi dhe as nga diçka tjetër. Gjithë kohës do jeni energjikë. Në punë do e shfaqni hapur talentin tuaj dhe do arrini rezultate të shkëlqyera. Jeta familjare si zakonisht.

 

VIRGJËRESHA

23. gusht – 23. shtator

Ka rrezik të keni kontradikta me partnerin tuaj gjatë kësaj jave dhe nuk do ndiheni të qetë sidomos deri ditën e enjte. Fundjava do jetë paksa më ndryshe sepse të dy palët do jeni më tolerante dhe do i kuptoni gabimet e bëra. Beqarët do çmenden pas dikujt dhe do bëjnë të pamundurën që ta bëjnë sa më shpejt për vete. Ditët më me fat do jenë e enjtja dhe e premtja. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha dhe e gjithë kjo si pasojë e masave strikte që keni marrë. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni probleme me aparatin tretës kështu që kujdesuni për ushqimin dhe mënyrën e të ngrënit. Në pune gjithçka do ecë për mrekulli dhe statusi juaj do konsolidohet. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

 

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj në çift do jetë gjate gjithë kohës e mbrojtur këtë javë. Do bëni gjithçka për njëri-tjetrin dhe nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni. Beqarët më në fund do realizojnë disa takime interesante gjatë të cilave do ju rrahë zemra shumë fort. Në planin financiar do dini si të veproni gjithmonë dhe gjendja nuk do ketë as tronditjen më të vogël. Vazhdoni t’i organizoni në këtë mënyrë të ardhurat. Saturni do jetë planeti që do ju ndihmojë të keni shëndet sa më të mirë dhe të jeni gjithmonë energjikë. Në punë do ju duhet të bëni disa zgjedhje të vështira. Merrni kohen e duhur dhe mos u nxitoni për asgjë sepse nuk do ketë me kthim mbrapa. Në familje gjithçka do shkojë si duhet.

 

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor

Javë shumë e këndshme do jetë kjo për gjithë të dashuruarit. Do kaloni çaste pasionante dhe nuk do doni të ndaheni për shumë kohë nga partneri. Beqarët ditët e para nuk do realizojnë dot asnjë takim, ndërkohë që pas të mërkurës gjithçka do ndryshojë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë, kështu që nëse nuk doni të keni probleme, bëjini me maturi të gjitha shpenzimet. Për shëndetin do jetë një javë e kënaqshme. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do i keni më shqetësimet e një jave më parë. Në pune do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do ju dalin. Shumë do ju kenë zili, por nuk do ju arrijnë dot. Jeta familjare do jetë shumë e qëndrueshme.

 

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë javë ka mundësi të keni divergjenca të forta me partnerin për shkak të disa dyshimeve mbi të shkuarën e tij. Ose sqarohuni me qetësi me të, ose mbylleni njëherë e mirë atë kapitull që në fakt nuk ju prek aspak. Beqarët ka mundësi të kenë njohje mjaft interesante sidomos gjatë ditës të mërkurë dhe të shtunë. Mirë është t’i shfrytëzojnë ato sepse do dalin të fituar. Financat do jenë më të favorizuara se asnjëherë më parë. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Në punë do jeni të duruar dhe optimistë, prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Jeta familjare do jetë e këndshme.

 

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar

Këtë javë do keni shumë dyshime për partnerin dhe nuk mund të jeni shumë të qetë. Nëse nuk tentoni të flisni sa më hapur me të nuk keni për te zgjidhur dot asgjë. Beqarët do jenë gati të heqin dorë nga gjithçka vetëm qe të mos mbeten më vetëm dhe të fillojnë sa më parë një lidhje. Disave do ju plotësohen dëshirat. Shpenzimet ulini në maksimum sepse do rrezikoni të mbeteni pa para në xhep brenda një periudhe të shkurtër kohore. Gjëndja shëndetësore nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mund të prekeni nga virozat dhe mund të keni edhe dhimbje barku. Në punë do jeni kureshtarë dhe do provoni edhe sfida të reja. Ekonomistët do jenë më të privilegjuarit. Buxheti do jetë më i stabilizuar se më parë.

 

UJORI

21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë me pasionante dhe me entuziaste nga sa mund te keni menduar. Në çdo moment do kënaqeni dhe nuk do doni që ditët të mbarojnë. Beqarët, pa u lodhur shumë, kanë për ta gjetur princin e tyre të kaltër dhe që nga mesi i javës jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Yjet do kujdesen në çdo moment për t’ua përmirësuar të ardhurat dhe do mund të bëni edhe disa investime më tepër nga zakonisht. Gjendja shëndetësore nuk do jetë gjithë kohës e mirë. Mundohuni të ecni sa më shumë dhe të hidratoheni. Në punë do jetë Merkuri ai qe do sjellë ndryshime të mëdha. Përgatituni edhe për ndonjë rritje në detyrë. Jeta familjare do jetë e qëndrueshme.

 

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars

Këtë javë do kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të ka për te qenë fantastike. Mund ta ndani së bashku edhe disa detaje që deri më sot ja keni fshehur njëri-tjetrit. Beqarët do kenë më tepër mundësi për aventura kalimtare, të cilat më mirë t’i shfrytëzojnë sesa të qëndrojnë ende vetëm. Në planin financiar bëni kujdes nga Saturni i cili do ju shtyjë të shpenzoni shifra marramendëse. Shumë shpejt keni për të mbetur pa para. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do jeni energjikë dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Në punë do kaloni disa vështirësi, por në fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Jeta familjare do jetë shumë e kënaqshme.