Horoskopi javor nga 15. janar deri 21. janar 2018

 

DASHI

21. mars – 20. prill

Javë e mbushur me shumë pasion ka për të qënë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni mirë gjithë kohës dhe nuk do keni aspak ankesa ndaj partnerit. Arsyetimi dhe maturia do jenë pikat tuaja më të forta. Beqarët me shume mundësi do kenë dashuri me shikim të parë në momentin që më pak do e presin, por që jeta do ju marrë shkëlqimin e shumëdëshiruar. Financat do jenë shumë të ekuilibruara dhe nuk do keni asnjë lloj problemi në këtë sektor. Edhe shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do ndiheni për mrekulli dhe energjia nuk do mungojë asnjë çast. Në punë do filloni disa projekte gjigante. Me pak më shumë përpjekje dhe përqëndrim do arrini majat. Familja do jetë mbështetje gjithmonë.

 

DEMI

21. prill – 21. maj

Java do fillojë mirë për ata që janë në një lidhje, por pas të mërkurës monotonia do rikthehet si më parë. Shpesh do ndiheni edhe të pashpresë. Beqarët do kenë shumë besim tek disa miq dhe do pranojnë të dalin me këdo që ata do ju sugjerojnë. Ka mundësi që për ta të nisë një tjetër etapë. Në planin financiar do i arrini të gjitha objektivat dhe do arrini ta përmirësoni tej mase situatën. Gjendja fizike dhe ajo morale ka për të qënë e shkëlqyer. Edhe ata që kanë pasur shqetësime do jenë më të qetë. Në punë do ju duhet më shumë maturi, përkujdesje dhe guxim për të arritur atje ku keni dëshiruar. Ekonomistët dhe tregtarët do jenë më të privilegjuarit. Marrëdhënia me familjarët do jetë e mirë.

BINJAKËT

22. maj – 21. qershor

 

Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite, edhe sikur partneri të sillet shumë mirë me ju, nuk duhet ta ngrini atë në piedestal dhe të besoni verbërisht. Realizmi do ju ndihmojë ta shihni botën me një sy tjetër dhe do ju bëjë më të qetë. Beqarët duhet të jenë më të moderuar dhe nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese që do ju bëhet. Në planin financiar do ketë përmirësime të njëpasnjëshme kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë se zakonisht. Shëndeti do ketë luhatje të herëpashershme kështu që kujdes me rutinën ushqimore dhe me aktivitetin fizik. Në punë do iu jepen detyra të reja, aspak të vështira, por që po ja dolët do sjellin goxha përfitime. Familja shumë e qetë.

 

GAFORRJA

22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme për të dashuruarit. Çdo ditë të javës do përjetoni kënaqësi dhe emocione të forta dhe do ju duket shpesh vetja si nëpër ëndrra. Edhe për beqarët mundësitë duken goxha premtuese, por kjo nuk do të thotë që ata të dalin me këdo dhe të pranojnë gjithçka që do ju kërkohet. Në planin financiar është momenti i duhur për të bërë një riorganizim të situatës dhe për të marrë nën kontroll menaxhimin. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jenë shumë të mira. Konsumimi i supave, frutave dhe perimeve do ju ndihmojë të kaloni edhe problemet me zorrët. Në punë do i keni të qarta mendimet dhe do ecni në rrugën e duhur. Në familje mund të ketë pak tension.

 

LUANI

23. korrik – 22. gusht

Nëse nuk doni probleme të mëdha gjatë kësaj jave, mundohuni të shmangni përballjet me partnerin. Duke mos toleruar as njëri e as tjetri situata do përkeqësohet akoma më shumë. Beqaret duhet të jenë më të moderuar dhe më të kujdesshëm. Po nuk i njohën sa duhet personat ata nuk duhet të tentojnë të hedhin hapa. Në planin financiar do ndiheni të bllokuar. Për shkak të shpenzimeve shumë të mëdha kohët e fundit tashmë nuk do ju lejohen shuma të mëdha. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer dhe pa as shqetësimin më të vogël. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për te arritur atje ku keni dëshiruar. familjarët, por edhe miqtë e ngushte do ju mbështesin fort.

 

VIRGJËRESHA

23. gusht – 23. shtator

Ju të dashuruarit do jeni shumë idealistë gjatë kësaj jave dhe mund të bëni edhe disa gabime me partnerin. Do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket shumë me i trishtë nga sa është. Beqarët nuk do kenë aspak fat në dashuri kështu që çfarëdo përpjekje që të bëjnë nuk do kenë rezultatet e pritura. Buxheti do jetë më i mirë, por nuk duhet kurrsesi të kryeni shpenzime të pamenduara sepse shumë shpejt gjendja mund të përkeqësohet. Shëndeti do jetë dinamik dhe pa asnjë lloj problemi. Në punë do i keni të gjitha kushtet dhe aftësitë për të arritur sa më lart kështu që gjërat do ju ecin për mrekulli. Për familjaret do jeni pak më të disponueshëm dhe do ju ofroni mbështetje.

 

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor

Përfitoni nga klima e ngrohtë yjore për të kaluar më tepër kohë me partnerin dhe për t’u dashuruar pa dorashka. Nëse i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit ai mund t’iu bëjë disa propozime që do ju lënë me gojë hapur. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas gjendjes materiale të personave sepse më i rëndësishëm është shpirti. Gjendja financiare do fillojë të përmirësohet ndjeshëm dhe do ndiheni shumë mirë. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla. Mundohuni të dilni sa më shpesh në ajër të pastër dhe të ushqeheni shëndetshëm. Në punë do jeni me shumë fat dhe do hidhni hapa të rëndësishme para. Me familjaret do keni një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të gjithë do ju kenë zili.

 

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor

Gjatë kësaj jave do jeni shumë më të logjikshëm ju të dashuruarit dhe do i sqaroni të gjitha keqkuptimet që keni pasur. Pas të enjtes do ndiheni më të qetë dhe do dashuroheni më lirshëm me njeri-tjetrin. Beqarët do e vuajnë se tepërmi vetminë dhe nuk do arrijnë dot as të hedhin hapa për ta ndryshuar sa më parë atë. Buxheti nuk do jetë i keq ditët e para, por për shkak të disa shpenzimeve të detyrueshme që duhet të kryeni, gjendja do fillojë të destabilizohet që nga e mërkura. Për shëndet të mirë duhet të shmangni gatimet e pashëndetshme dhe të privilegjoni futat e perimet e freskëta. Në punë do keni disa debate me kolegët dhe do shpërqendroheni. Familja pa të reja.

 

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor

Javë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shpeshherë do mbylleni në vetvete dhe nuk do i afroheni partnerit, çka do sjellë një ftohje në çift. Bëni kujdes për gjithçka pasi nga sjellja juaj do varet gjithë e ardhmja. Beqarët do jenë të turpshëm dhe madje do skuqen kur të marrin propozime. Ata do refuzojnë të hedhin hapa dhe ky do jetë një gabim i pafalshëm. Në planin financiar rekomandohet sa më shumë kujdes edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Shëndeti nuk do jetë ashtu si duhet. Mund të keni luhatje tensione ose shqetësime nervore. Në punë do jeni më të favorizuar se asnjëherë më parë dhe do arrini majat në çdo projekt. Edhe me familjaret marrëdhënia do përmirësohet.

 

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar

Kjo do jetë një jave e zakonshme për të dashuruarit. Do ketë edhe zënka të vogla, por në shumë momente edhe pasion dhe ndjenja të forta. Beqarët do fillojnë papritur një lidhje qe dalëngadalë do bëhet gjithnjë e më e fortë dhe do ju japë kënaqësi të paimagjinueshme. Në planin financiar rrethanat nuk do jenë shumë të favorshme dhe ka rrezik që situata të jetë paksa e ndërlikuar. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aq e mire sa ju do dëshironit, por gjithsesi disa përmirësime do ketë. Në punë do jeni plot energji dhe vendosmëri kështu që do arrini çdo qëllim. Me familjaret mos u tregoni kapriçozë dhe kokëfortë sepse do keni debate të forta.

 

UJORI

21. janar – 19. shkurt

Këtë javë do jeni shumë xheloze ju të dashuruarit dhe kjo mund të nxisë debate të njëpasnjëshme. Mundohuni ta përmbani veten sepse përndryshe do e humbi atë që me aq mund e keni afruar pas vetes. Beqarët do merren vesh shumë mirë me një koleg dhe mes tyre mund të lindin shkëndijat e para të dashurisë. Gjendja e financave ka për të qenë shumë më e mirë se më parë kështu që pa frike mund t’ia lejoni vetes disa shpenzime më tepër. Shëndeti në shumë momente do kenë shqetësime që do vijnë nga pagjumësia, lodhja apo gjendja e rënduar nervore. Në punë do luftoni fort për të arritur atje ku keni dashur gjithë këto kohë dhe do ja dilni mbanë. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

 

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars

Kjo javë do fillojë me shumë pasion për të gjithë ju të dashuruarit. Do bëni gjithçka që çdo moment të jetë i jashtëzakonshëm dhe emocionues. Beqarët do ëndërrojnë shumë, por nëse nuk e çlirojnë veten nuk do mund ta gjejnë princin e kaltër. Turpi dhe mbyllja në vetvete nuk do ju sjellë asgjë të mirë. Në planin financiar mirë është të tregoheni sa më të matur që të mos gjendeni në vështirësi as më vonë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por herë pas here mund të keni shqetësime gastrike. Në punë do jetë një periudhë e lodhshme dhe goxha e ngarkuar. Reflektoni herë pas here para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos gaboni. Jeta familjare duhet pasur me tepër në vëmendje.