DASHI

21. mars – 20. prill

Kjo javë do jetë plot debate për juve që jeni në një lidhje. Persona të tretë do kenë ndikim shumë të madh dhe do ju nxisin të keni dyshime për partnerin. Pa qenë të bindur mos thoni fjalë të gabuara sepse do lëndoni dhe do shkatërroni gjithçka. Beqarët për fat të mirë do bekohen nga Marsi dhe do realizojnë takimin e ëndrrave. Për financat do jetë periudhë me shumë fat. Gjendja do përmirësohet aq shumë saqë mund të jepni edhe hua. Edhe shëndeti do jetë më i kënaqshëm. Do jeni më energjike dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në punë do kaloni ditë të trazuara, por deri në fundjavë do i kaloni pengesat. Jeta familjare do jetë paksa e ndërlikuar. Bëni kujdes!

 

DEMI

21. prill – 21. maj

Ka rrezik që këtë javë ju që jeni në një lidhje të filloni të fantazoni për dikë tjetër. Kjo gjë do bëjë që t’i qëndroni ftohtë atij që keni në krah dhe në disa momente të lindin debate. Beqarët nuk do jenë ende të bindur për hapat që duan të hedhin kështu që do preferojnë të presin para se të hedhin hapa. Neptuni do iu japë mundësi t’i përmirësoni të ardhurat më shpejt nga sa mendonit. Përfitoni nga rasti për të bërë investimet e mëdha. Shëndeti do jetë më rezistent se më parë. Nuk do keni më as shqetësimet nga stomaku. Në punë do jeni profesionistë, praktikë dhe shumë të matur. Gjithçka ka për t’iu ecur si keni dashur gjithmonë. Jeta familjare do jetë goxha pozitive.

 

BINJAKËT

22. maj – 21. qershor

Këtë javë do ndiheni vërtet mirë dhe të lumtur pranë atij që keni në krah. Që ditët e para do arrini t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet dhe do kërkoni falje për gabimet e bëra. Të dy palët do toleroni e do hapni rrugë. Beqarët as nuk duhet t’iu besojnë premtimeve që do ju bëhen dhe as nuk duhet të bëjnë premtime. Më mirë le të presin edhe pak për ndryshime. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do dini si ta menaxhoni gjithë kohës situatën. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Tashmë mund të filloni edhe ndonjë dietë për të ulur kilogramët e tepërt. Në punë do merrni promocione ose rritje në detyrë. Në familje do mbizotërojë dialogu dhe bashkëpunimi.

 

GAFORRJA

22. qershor – 22. korrik

Kjo javë do jetë e mbushur me momente të lumtura për ju të dashuruarit. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni në praninë e njëri-tjetrit. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asnjë moment sepse mund të gabojnë dhe do lëndohen. Në planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogaritë dhe ka rrezik që duke filluar nga e enjtja të keni probleme. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, pasi do keni mbrojtje goxha të mirë imunitare. Sektori profesional do vazhdojë të mbetet gjithë kohës i kënaqshëm dhe i mbushur me arritje. As vetë nuk e kishit menduar se mund të arrinit gjithçka me aq lehtësi. Jeta familjare do jetë e shkëlqyer.

 

LUANI

23. korrik – 22. gusht

Javë e mbushur me entuziazëm dhe emocione pozitive ka për të qenë kjo për të dashuruarit. Problemet e së shkuarës do lihen pas krahëve dhe do mendohet si të bëhet e ardhmja më e bukur. Beqarët do kenë një periudhë intensive, plot njohje të reja, por edhe të mbushur me pasiguri. Shpesh ata nuk do dinë çfarë hapash të hedhin. Në planin financiar do duhet sa më shumë maturi. Po u nxituat të kryeni shpenzime mund të bini shumë shpejt në humnerë. Gjendja shëndetësore ka për të qenë më e mirë nga më parë, por sërish nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Kujdesuni më tepër për veten. Në punë do i realizoni të gjitha objektivat që i keni vënë vetes dhe do merrni vlerësime. Jeta familjare do jetë e mrekullueshme.

 

VIRGJËRESHA

23. gusht – 23. shtator

Gjatë kësaj jave nuk do jeni në humor shumë të mirë ju të dashuruarit dhe herë pas here mund të mbylleni në vetvete. Ky do jetë një gabim që mund ta largojë partnerin prej jush. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe do fillojnë një lidhje e cila ka për të vazhduar gjatë. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e tyre sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi. Do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar. Çdo gjë do jetë më e thjeshte nga sa e kishit menduar. Familja pa asnjë problem.

 

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor

Kjo javë ka për të qenë shumë e mirë për ata që janë në një lidhje. Në pjesën më të madhe të ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Beqarët do jenë me më shumë fat se asnjëherë dhe do gjejnë personin që do ju përshtatet plotësisht. që nga e marta jeta e tyre do ndryshojë. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse doni që gjendja të stabilizohet. Po shpenzuat pa masë do keni probleme. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut që keni ndier së fundmi do qetësohet. Në punë ambienti do jetë i tillë që do iu stimulojë të bëni çdo përpjekje për t’ia dalë mbanë. Me familjaret do ruani një marrëdhënie të ngrohtë.

 

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor

Ndikimi i planetëve do bëjë që jeta juaj në çift të ketë përmirësime të mëdha këtë javë. Do keni plot momente paqeje dhe harmonie. Beqarët le të abuzojnë me sharmin që kanë nëse gjithçka bëhet për të tërhequr një person interesant. Fundjava për ta ka për të qenë e jashtëzakonshme. Për financat perspektivat do jenë shumë më të mira nga sa kanë qenë. Do mund t’i kryeni pa frikë investimet që keni dashur. Shëndeti ditët e para do jetë i mirë, por të enjten dhe të premten mund të kenë shqetësime nga stomaku dhe mund të vuani nga pagjumësia. Në punë do jetë Jupiteri ai që do ua ndriçojë mendimet dhe do ju nxitë të hidhni hapat e duhura. Jeta familjare do jetë e kënaqshme. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë kurdoherë.

 

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë javë do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme ju të dashuruarit që ta përmirësoni jetën tuaj në çift. Shpesh mund të bëni edhe sakrifica dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet, por rëndësi ka që rezultati do jetë pozitiv. Beqarët do kenë takime fantastike me disa persona të cilët do i bëjnë ta dashurojnë edhe me shumë jetën. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë, kështu që nëse nuk doni të vuani pranojeni ndihmën e të afërmve. Për shëndet më të mirë se më parë merruni pak më tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Në punë gjithçka do ecë mirë. Tashmë nuk do keni më frikë të përballeni edhe me kolegët më intrigantë apo me ata që kanë dashur t’iu rrënojnë. Familja e qetë.

 

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar

Ka rrezik që këtë javë të keni probleme dhe debate të forta me partnerin tuaj për shkak të një keqmenaxhimi të financave të përbashkëta. Beqarët do dinë si të veprojnë në çdo moment dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Zemra do fillojë t’iu rrahë edhe më fort. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast. Jeta familjare nuk do jetë aspak e mirë sepse nuk do ju pëlqejnë kritikat që do iu bëjnë të afërmit.

 

UJORI

21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj në çift do ecë ashtu si duhet gjatë gjithë javës. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do mbajë përgjegjësitë e tij dhe do bëjë më të mirën për të dyja palët. Në fundjavë do mund të kaloni momente tejet të veçanta. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje, por gjithçka do ju ndodhë si me magji atëherë kur nuk do e presin. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do kryeni të gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për të siguruar të ardhmen. Për shëndet më të mirë duhet të merrni sa më shumë vitamina e duhet të merreni me sport. Me qetësuesit nuk duhet kurrsesi të abuzoni. Në punë do jeni shumë të logjikshëm dhe do gjeni rrugën e duhur për të arritur objektivat. Jeta familjare do jetë paksa e tensionuar.

 

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj në çift do jetë shumë më e mirë nga më parë. Do afroheni edhe më tepër me atë që keni në krah dhe java do jetë e mbushur me emocion. Beqarët duhet të përfitojnë nga çdo mundësi që do iu jepen sepse më pas nuk do jepen mundësi të tilla. Sektori i financave do jetë i vështirë nëse nuk ju mbështesin të afërmit. Nuk do mund të kryeni asnjë investim të tepruar. Urani dhe Neptuni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin nga problemet serioze. Mund të keni thjesht ndonjë dhimbje koke apo barku, por gjithçka do jetë kalimtare. Në punë të gjitha rrethanat do jenë në favorin tuaj dhe do i arrini të gjitha objektivat. Në familje çdo gjë do jetë normale.