DASHI

21. mars – 20. prill

Yjet do ju bëjnë shumë sensuale gjatë gjithë kësaj jave dhe do kaloni momente me të vërtetë të ngrohta së bashku me partnerin. Nga mesi i javës nuk do mungojnë as surprizat. Beqarëve do iu jepen plot mundësi për të gjetur personin ideal, por shpesh do tregohen indiferentë ndaj ftesave që do ju bëhen. Në planin financiar priten përmirësime të njëpasnjëshme kështu që duhet të përfitoni për të bërë investimet e menduara. Shëndeti nuk ka për të qenë i keq, përveç ndonjë shqetësimi që do vijë nga barku apo ndonjë infeksion i lehtë urinar. Në punë duhet patjetër të bëni ndryshime në projekte dhe mënyrë veprimi për t’ia dale mbanë. Familja e qetë.

DEMI

21. prill – 21. maj

Javë aspak e mirë kjo për ata që janë në një lidhje. Nga debatet e njëpasnjëshme që do keni me partnerin do ndiheni në ankth dhe në merak të madh. Ata që janë vetëm nuk duhet kurrsesi të kërkojnë t’i marrin me zor partnerin dikujt në mënyrë që të ndryshojnë statusin për vete. Nëse e bëjnë këtë shumë shpejt do vuajnë edhe vetë. Ekuilibri financiar do mbizotërojë në çdo moment pasi ju do e dyfishoni maturinë. Po vazhduat kështu keni për ta përmirësuar tej mase situatën. Shëndeti do jetë më i mirë pas të enjtes sepse do merreni me më shumë aktivitet fizik. Në punë do e nisni me entuziazëm projektin e ri dhe do arrini atje ku keni menduar. Jeta familjare do jetë e hareshme dhe e ngrohtë.

BINJAKËT

22. maj – 21. qershor

Asnjë planet nuk do ketë ndikim të madh tek jeta juaj në çift gjatë kësaj jave kështu që nuk do ndodhin as gjëra të këqija, por as gjëra interesante. Rutina dhe monotonia do mbizotërojë në çdo moment. Beqarët nuk duhet të kenë kërkesa të palogjikshme sepse kanë për të mbetur përherë vetëm. Buxheti do jetë goxha më i mirë se më parë kështu që mund të përfitoni për të konkretizuar ëndrrat dhe për të bërë disa blerje të shumë dëshiruara. Edhe gjendja shëndetësore ka për të qenë goxha më e mirë. Do merrni frymë lirisht dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Në punë do jetë një javë disi e vështirë, por me pak më shumë përpjekje do ja dilni. Në familje do ju duhet pak përpjekje për të ruajtur qetësinë.

GAFORRJA

22. qershor – 22. korrik

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për ata që janë në një lidhje. Do i thoni njëri tjetrit fjalë të gabuara të cilat mund të lëndojnë pafund. Beqarët do kenë një javë të zakonshme. Për ta nuk do mungojnë takimet, megjithatë rastet nuk do jenë aq të mira sa për të filluar lidhje serioze. Në planin financiar, më shumë se kurrë do ju duhet të tregoheni largpamës dhe të kujdesshëm. Duke pasur edhe pak ndihmë nga familja keni për të arritur atje ku doni. Shëndeti nuk do jetë i keq, por po u treguat edhe më të kujdesshëm me ushqimin gjendja do përmirësohet akoma më tepër. Në punë duhet të ndiqni me përpikmëri planet që keni bërë që të arrini majat. Jeta familjare do jetë e begate.

LUANI

23. korrik – 22. gusht

Javë shumë e qetë ka për të qenë kjo për gjithë të dashuruarit. Mosmarrëveshjet e fundit do lihen pas krahëve dhe do mendohet si të bëhet e ardhmja sa më e bukur. Fundjava do jetë më interesante. Beqarët do e kenë më të lehtë të joshin dhe të fillojnë një lidhje ashtu si e kanë ëndërruar gjithmonë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por nuk duhet kurrsesi të fiksoheni pas lojërave të fatit. Shëndeti herë pas here mund të ketë disa shqetësime të vogla. Mundohuni të ushqeheni sa më mirë dhe të bëni kujdes edhe me dietat. Në punë mund të keni disa konflikte me shefat dhe e ardhmja juaj në kompani do jetë e rrezikuar. Edhe me familjaret do keni disa konflikte të vogla.

VIRGJËRESHA

23. gusht – 23. shtator

Venusi do ju bëjë ta mbroni nga çdo gjë dashurinë në çift gjatë kësaj jave. Do mbani larg çdo “armik” dhe do bëni atë që do ju thotë zemra. Emocionet do jenë të vazhdueshme. Beqarët do kenë një periudhe interesante edhe pse jo të gjithë do e realizojnë ëndrrën e tyre. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse situata nuk do jetë e shkëlqyer. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime të vogla, të cilat nëse nuk kurohen mund të zmadhohen tej mase. Në punë do jeni diplomatë dhe të kujdesshëm kështu që do merrni plot vlerësime pozitive dhe oferta interesante. Jeta familjare nuk ka qenë ndonjëherë më e mirë.

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor

Gjatë kësaj jave do ketë edhe ditë pozitive, por edhe negative për ju që jeni në një lidhje. Ndonjëherë do tregoheni kokëfortë e seriozë, e ndonjëherë do hapni rrugë për të mirën e marrëdhënies që keni krijuar. Beqarët do kenë një nga periudhat më të begata dhe të mbushura me takime të veçanta. Do jetë në dorën e tyre sesa do përfitojnë. Me financat do keni probleme shumë serioze nëse nuk kujdeseni për çdo shpenzim qe do hidhni. Rezistenca fizike do jetë e shkëlqyer. Nuk do vuani më as nga luhatjet e tensionit. Në punë, ditët e para do jenë goxha të ngarkuara e të vështira, por pas të mërkurës dielli do rilindë dhe do ndiheni të qetë. Do iu jepen të gjitha meritat. Jeta familjare nuk do ketë asnjë problem.

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor

Nëse nuk doni që kjo javë të jetë e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje, mundohuni të ruani një komunikim të qetë dhe të bëni sa më tepër lëshime. Beqarët do jenë gjithë kohës në lëvizje dhe në kërkim të dashurisë së madhe. Disa do e gjejnë në fundjavë ndërsa disa të tjerë do kenë veçse flirte dhe asgjë më shumë. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm, por jo aq i begatë sa për të bërë investime të tejskajshme. Po u treguat të matur këto kohë do keni një gjendje më të mirë edhe më vonë. Shëndeti do jetë i mirë, por në disa momente do keni edhe ndonjë shqetësim të vogël. Në punë do reflektoni, do bindeni e më pas do veproni. Kjo do shmangë dështimet. Jeta familjare do jetë e konsoliduar.

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor

Çiftet ka rrezik të kalojnë një javë goxha të vështirë dhe delikate. Asnjëri nuk do bëjë lëshime dhe gjithsecili do kërkojë të bëje ato që mendon. Kjo do e acarojë shpesh situatën. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë që në ditët e para dhe e gjithë java do ju shndërrohet në një ëndërr e bukur. Në planin financiar do dini si t’i bëni me kujdes llogaritë dhe gjendja do përmirësohet akoma më shumë. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por do ndiheni në formë më të mirë se ditët e fundit. Ushqimi dhe higjiena do luajnë rol vendimtar. Në punë do i keni idetë fikse për hapat që duhet të hidhni dhe diplomacia do ju ndihmojë të keni arritjet e shumë dëshiruara. Jeta familjare do jetë e qetë.

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar

Ditët e para të javës do jenë të qeta për të dashuruarit, por pas të enjtes do fillojnë trazira dhe vështirësi. Persona të tretë do nxitin ide negative dhe do kapeni keq me partnerin. Beqarët mirë është të tregohen të duruar e të mos hedhin hapa edhe sikur dikush t’iu pëlqejë jashtëzakonisht shumë. Për financat do jetë periudhë delikate dhe herë pas here e mbushur me vështirësi. Bëni sa më shumë kujdes sidomos me investimet e panevojshme. Me shëndetin duhet të bëjnë kujdes alergjikët, ndërsa të tjerët do ndihen më mirë. Në punë do ndiqni të njëjtin ritëm si më parë dhe ka rrezik të mos arrini atje ku keni planifikuar. Po ecët kështu dikush tjetër do ua marrë pozicionin nga duart. Jeta familjare për fat do jetë e gëzueshme.

UJORI

21. janar – 19. shkurt

Dialogu do mbizotërojë në çdo moment këtë javë për ju të dashuruarit dhe më në fund do arrini t’i flisni edhe për disa pengje të së shkuarës. Fundjava ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me emocione pozitive. Beqarët nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe ka mundësi të fillojnë një lidhje që ditët e para të javës. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, kështu që mirë është që shpenzimet t’i kryeni kurdoherë me maturi dhe duke menduar për të ardhmen. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi, madje edhe ata që kanë pasur shqetësime të mëdha do ndihen shumë më të qetë. Në punë do keni rezultate goxha pozitive dhe do ndiheni më mirë se më parë. Familja për mrekulli.

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars

Nëse kohët e fundit keni pasur mosmarrëveshje dhe probleme me partnerin, këtë jave duhet të gjeni mënyrën për të zgjidhur gjithçka pa arritur gjendja të përkeqësohet maksimalisht. Beqarët do kenë veçse mundësi për takime kalimtare, por disa mund të fillojnë edhe lidhje serioze nga dashuria me shikim të parë. Me shpenzimet tregohuni sa më të kursyer sepse po e tepruar situata do ju marrë tatëpjetën përgjithmonë. Shëndeti do jetë me i kënaqshëm pas të mërkurës pasdite. Do ndiheni edhe më energjike dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Në punë do jeni realiste pafund dhe nuk do bëni aspak gabime. Vlerësimet e shefave do jenë të njëpasnjëshme. Jeta familjare ka për të qenë e jashtëzakonshme.