DASHI

21. mars – 20. prill

Venusi do ketë ndikim shumë pozitiv tek jeta juaj në çift gjatë kësaj jave. Partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat që keni dhe do ndiheni më të plotësuar se më parë. Beqarët do jenë gati të bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin kështu që jeta e tyre do marrë drejtimin e shumëpritur. Në planin financiar do keni fat me shumicë kështu që do arrini t’i kryeni pa problem të gjitha shpenzimet që keni menduar. Edhe shëndeti do përmirësohet më shumë dhe do merrni frymë lirisht. Bëni kujdes vetëm nga ndonjë aksident i momentit. Në punë do përkushtoheni më shumë dhe do arrini atë që doni. Jeta familjare do jetë e ngrohtë dhe pa asnjë problem.

 

DEMI

21. prill – 21. maj

Jeta juaj në çift ka për të qënë më e qëtë se kurdoherë këtë javë. Nuk do bëni gjëra të çmendura me partnerin, por gjithë kohës do ja kaloni mirë së bashku. Beqarët do arrijnë në qiell të shtatë që ditën e mërkurë kur do marrin një propozim mbresëlënës. Në planin financiar do ju ndihmojnë mjaft miq ose të afërm kështu që gjendja do përmirësohet goxha. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që tashmë ju të shpenzoni pa masë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por më pak përkujdes do mund ta kaloni çdo gjë. Kujdes më tepër duhet të bëjnë ata që kanë pasur edhe më parë shqëtësime nga zemra. Në punë gjerat do ju ecin sipas planeve të bëra. Jeta familjare do jetë e këndshme.

 

BINJAKËT

22. maj – 21. qërshor

Gjatë kësaj jave do jeni më të drejtpërdrejtë me partnerin. Edhe pse mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël, në fund do zgjidhni gjithçka dhe do ndiheni plotësisht të qëtë të dyja palët. Beqarët do dinë gjithmonë si të joshin dhe do arrijnë të bëjnë për vete cilindo person që do pëlqëjnë. Pas të enjtes për ta do fillojë një etapë e re dhe shumë e bukur. Në planin financiar fati do ju buzëqëshë gjatë gjithë kohës kështu që do mund ta bëni edhe ndonjë shpenzim më shumë. Shëndeti herë pas here do ketë probleme të vogla. Nuk do bëni gjumë të rehatshëm dhe do ushqëheni në mënyrë të çekuilibruar. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që doni. Jeta familjare do jetë e ngrohte.

 

GAFORRJA

22. qërshor – 22. korrik

Gjatë kësaj periudhe do dini gjithmonë si të veproni për ta mbajtur zgjuar zjarrin e pasionit. Marrëdhënia në çift do jetë shumë emocionuese dhe aspak problematike. Shumë do ju kenë zili. Beqarët gjithashtu do përjetojnë emocione shume të forta që ditët e para pasi do takojnë persona magjepsës. Gjithsesi për të hedhur hapa me rëndësi mirë është që të presin edhe pak kohë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Merkuri. Ai do iu mbrojë, por duhet me patjetër të bëni kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqëndruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe. Familja në harmoni të plotë.

 

LUANI

23. korrik – 22. gusht

Ka rrezik që këtë javë jeta juaj në çift të ketë probleme. Do jeni gjithë kohës në ankth dhe mjaft xheloze për atë që keni në krah. Kujdes mos e teproni! Për Beqarët do jetë një javë e mirë. Do keni takime dhe nuk do ngurroni të hidhni hapat e parë. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni të vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet të ri sportiv që do iu bëjë të ndiheni më mirë. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme gjatë kësaj periudhe. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Në familje do mbizotërojë harmonia.

 

VIRGJËRESHA

23. gusht – 23. shtator

Marrëdhënia me atë që ndani jetën do jetë mjaft romantike. Dashuri, pasion, xhelozi…Gjithçka do të ndodhë por mjafton që rutina do të largohet. Kjo është më e rëndësishme! Yjet do i ndihmojnë beqarët të kenë takime interesante nëpër vende shumë të veçanta. Përfitoni! Hëna do iu ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe ata që kanë pasur shqetësime kohët e fundit do kenë përmirësime të ndjeshme. Në punë do ndikoheni nga Mërkuri i cili do iu bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolegë për diçka. Familja në përgjithësi do jetë e qetë.

 

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor

Përfitoni nga influenca pozitive e Mërkurit për të përmirësuar jetën tuaj sentimentale. Tregohuni të sinqertë me atë që keni në krah. Beqarët nuk do kalojnë javën që ata prisnin. Edhe pse do keni takime nuk do e gjeni personin që po kërkoni. Dëshira juaj për të ndërmarrë rreziqe mund të sjellë përfitime në planin financiar. Do keni edhe mbështetjen e Plutonit. Probleme me shëndetin do kenë vetëm personat që nuk tregohen të kujdesshëm edhe pse kanë pasur shqetësime që më parë. Gjithsesi nga fundi i javës përmirësimet do jenë të ndjeshme. Në jetën profesionale duhet të merreni më tepër me organizimin e punës. Pritet një periudhë e mirë edhe në familje.

 

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor

Javë shumë e mire ka për të qenë kjo për ata që janë në një lidhje. Do jeni më të vendosur dhe do bëni disa zgjedhje që në fakt duhet t’i kishit bërë prej kohësh. Beqarët do fillojnë një lidhje shumë pasionante me një person që ka kohë që iu ri pas. Ai në fakt është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta. Gjendja e financave do fillojë dalëngadalë të përmirësohet, por mos kërkoni menjëherë të pasuroheni. Për shëndetin do përkujdeseni pafundësisht dhe nuk do anashkaloni asnjë shqetësim. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë kështu që çdo qëllim që do i vini vetes do e arrini më së miri. Edhe ata që kanë pasur probleme së fundmi do jenë më të qetë. Për familjen nuk do keni pse të mërziteni.

 

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor

Shprehini sa të mundni ato që ndjeni gjithë këtë javë sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Beqarët do kenë çdo ditë takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur se më parë. Gjendja nuk do jetë e mirë për shkak se do ju kërkohet me ngulm të shlyeni borxhet e marra më herët. Gjendja shëndetësore do jetë goxha delikate. Mos pini medikamente kot së koti, por flisni sa më parë me një mjek. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t’u përshtatur. Në familje do ketë surpriza mjaft të këndshme.

 

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar

Lidhja juaj këtë javë nuk do jetë aspak e qetë. Në disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju. Kujdes nga pasojat! Takimi që do bëjnë sot beqarët do jetë sensacional dhe do ndiheni mirë që herën e parë. Disa do ndërmarrin operacione financiare gjatë kësaj jave. Ata që kanë ndërmend të blejnë një shtëpi le ta bëjnë pa ngurruar. Shëndeti do jetë më i mirë se disa ditë më parë. Falë mbështetjes së Diellit do jeni edhe më dinamikë dhe plot energji. Edhe në punë çdo gjë do shkojë ashtu si kishit menduar. Do jeni realistë dhe kjo do iu ndihmojë më tepër. Në familje do mbizotërojë një klimë e ngrohte.

 

UJORI

21. janar – 19. shkurt

Javë intensive kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më gati se kurrë për të marrë vendime. Beqarët do lodhen pak, por në fund do e gjejnë personin i cili do ju përshtatet në çdo detaj. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të veproni sepse çdo gabim sado i vogël qoftë mund t’iu kushtojë rëndë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla. Kujdes nga alergjitë dhe nga i ftohti. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenarë për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat. Jeta familjare do lerë për të dëshiruar.

 

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars

Javë shumë e nxehtë do jetë kjo për të dashuruarit. Do i shprehni pafundësisht ndjenjat si ju ashtu edhe partneri kështu që çdo çast ka për të qenë i jashtëzakonshëm. Beqarët duhet të joshin gjithë kohës pasi asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë. Kjo javë mund të jetë me shumë fat për ta. Sektori i financave nuk do jetë aspak i keq. Me një menaxhim të mirë do arrini të shpenzoni për gjithçka që do ju duhet dhe do hiqni dhe para mënjanë. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e kënaqshme dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Në punë duhet të jeni më të gatshëm për sfida dhe detyra të vështira pasi kështu do vlerësoheni edhe më tepër nga shefat. Familja do jetë e konsoliduar.