DASHI

21. mars – 20. prill

Këtë jave do kaloni çaste shumë të ngrohta me partnerin tuaj. Do keni edhe diskutime serioze me partnerin, do merrni vendime të rëndësishme dhe kurdoherë do dashuroheni me pasion. Beqarët do i kalojnë një e nga një të gjitha pengesat që do ju dalin dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Nga e mërkura shumë gjëra do ndryshojnë për mirë për ta. Problemet financiare duhet t’i zgjidhni sa më parë sepse po i shtytë ca e nga ca keni për të pasur vështirësi akoma më shumë. Mos kini as shumë besim tek mbështetja që mund t’iu premtojnë miqtë. Gjendja shëndetësore herë pas here mund të ketë disa tronditje të vogla që do lidhen me lodhjen. Në punë do i keni të gjitha kushtet për të arritur majat. Familja pa asnjë problem.

DEMI

21. prill – 21. maj

Bëni kujdes nga influenca negative e Venusit gjatë kësaj dite sepse do keni probleme shumë të mëdha më pas. Mundohuni të jeni sa më të duruar dhe të mos i thoni asgjë partnerit pa qenë të bindur plotësisht. Për beqarët do dalin mundësi shumë të mira që jeta të ndryshoje njëherë e përgjithmonë, vetëm se ata duhet të dinë si të përfitojnë. Sektori i financave do jetë i kënaqshëm kështu që nuk do gjendeni asnjë moment në vështirësi. Shëndeti gjithashtu do jetë i mirë nëse nuk e teproni me pikantet, me kafenë apo me gjërat e tharta. Mbrojeni sa të mundeni stomakun dhe zorrët. Në punë yjet do ju favorizojnë dhe keni për të arritur më lart nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

BINJAKËT

22. maj – 21. qershor

Perspektivat do jenë shumë të mira gjatë kësaj jave për të dashuruarit. Priten vetëm çaste të lumtura dhe emocione pafund. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do ndihen shumë më të qetë. Beqarët nuk do mund të fillojnë lidhje të qëndrueshme, megjithatë disa takime interesante do i kenë. Në planin financiar vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme prandaj edhe shpenzimet me elementare duhet t’i kryeni me shumë kujdes. Shëndeti nuk do jetë i keq ditët e para, por nëse ushqeheni pa limit mund të fillojnë shqetësimet. Në punë do ju dalin disa probleme të vogla, të cilat me durim dhe këmbëngulje do kalohen me sukses. Jeta familjare nuk do kalojë peripeci.

GAFORRJA

22. qershor – 22. korrik

Këtë javë do ketë momente delikate, sikundër do ketë edhe çaste emocionuese dhe pasionante. Herë do debatoni me partnerin dhe herë do dashuroheni pa kushte me të. Beqarët do kërkojnë vetëm dashuri të dhe nuk do pranojnë asnjë ftesë që mund t’iu bëhet për aventura kalimtare. Në planin financiar duhet të merrni masa vërtet ekstreme që gjendja të mbetet e mirë. Mund të mërziteni pak, por është rruga e vetme për t’ia dalë mbanë. Gjendja shëndetësore do jetë shumë më e mirë nga më parë sepse do kujdeseni pafundësisht për veten. Në punë vërtet do lodheni pak më shumë, por do i konkretizoni disa nga projektet gjigande që keni pasur në mendje. Jeta familjare si zakonisht.

LUANI

23. korrik – 22. gusht

Nëse nuk i duroni dot më disa nga zakonet e partnerit, më mirë vërjani ato në pah ballë për ballë. Diskutoni, shpjegoni dhe bëni më të mirën për të dyja palët. Qetësia mund të zgjidhë çdo gjë, ndërsa inati dhe nxitimi vetëm sa mund të prishin punë. Beqarët mund të fillojnë një lidhje shumë të veçantë dhe ndryshe nga ato që janë mësuar të përjetojnë e të ëndërrojnë. Financat në përgjithësi do mbeten të mira kështu që për këtë sektor nuk duhet të shqetësoheni aspak. Gjendja shëndetësore do ketë disa përmirësime, megjithatë ende nuk do jetë në stadin e duhur. Në punë do keni kurajën të përballeni me këdo që do ju pengojë dhe mund të keni të gjitha arritjet që keni ëndërruar. Familjarët do jenë gjithmonë mbështetje.

VIRGJËRESHA

23. gusht – 23. shtator

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të dashuruarit. Urani do ndikojë negativisht dhe do ju nxitë të mos bëni asnjë lloj lëshimi dhe do keni konflikte të njëpasnjëshme me partnerin. Beqarët nga ana tjetër duhet të jenë më të logjikshëm dhe më të arsyeshëm, në mënyrë që të gjejnë personat më të përshtatshëm. Me shpenzimet do ju duhet maturi absolute. Po shpenzuat me kujdes dhe me llogari çdo gjë ka për të ecur më së miri. Gjendja shëndetësore do vijë ditë pas dite duke u përmirësuar dhe në fundjavë do ndiheni në formë të përkryer. Në punë mos humbi kohën kot me gjera pa rëndësi, por fokusohuni tek synimi kryesor. Me familjaret do keni një marrëdhënie të shkëlqyer.

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor

Do kërkoni liri dhe pavarësi të jashtëzakonshme këtë javë ju të dashuruarit dhe duke qënë se partneri nuk do ua plotësojë dëshirat do fillojnë mosmarrëveshjet dhe debatet e zjarrta. Nuk do jeni mirëkuptues dhe nuk do gjeni as mënyrën e duhur për të folur me partnerin. Beqarët duhet të jenë më të logjikshëm me ato që do thonë pasi në vend që ta afrojnë, do e largojnë edhe më shumë atë që pëlqejnë. Në planin financiar do dini si ta mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë mundohuni të shmangi sa më shumë yndyrën shtazore. Në punë përveshini mire mëngët dhe bëni të gjitha përpjekjet për të arritur rezultatet e menduara. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor

Javë shumë e veçantë ka për të qene kjo për gjithë të dashuruarit. Ata do qëndrojnë më shumë kohë me partnerin, do i shprehin ndjenjat dhe do përgatisin edhe surpriza. Në një udhëtim në fundjave mund të bëhen edhe deklarata e propozime fantastike. Beqarët do jenë gati edhe për flirte apo aventura kalimtare, mjafton që të mos mbeten më të vetmuar si më parë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të bëni edhe investime më tepër nga më parë. Shëndeti në disa ditë mund të ketë shqetësime për shkak të viruseve momentale që do qarkullojnë. Merrni masa pa u përkeqësuar shumë situata. Në punë do merrni mbështetjen e yjeve dhe do arrini atje ku keni menduar. Komplimentet dhe përgëzimet do jenë të njëpasnjëshme. Jeta familjare do jetë e qetë.

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor

Pasion, bashkëpunim, harmoni dhe garë. Kjo javë do jetë e mrekullueshme për të dashuruarit kështu që emocionet do shumëfishohen. Për asnjë çast nuk do ndodhë diçka e keqe. Beqarët do ndihen më të lirë të shprehin pëlqime si dhe të bëjnë deklarata apo propozime. Buxheti nuk do jetë në gjëndjen më të mirë të mundshme kështu që do ju duhet ndonjë para hua për t’ia dalë mbanë me sukses. Gjëndja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Edhe ata që kanë pasur më parë shqetësime do ndihen më të qetë dhe më të ekuilibruar. Në punë duhet të bëni pak më shumë lëvizje dhe të këmbëngulni për të arritur atje ku doni. Asgjë nuk do jetë e lehtë për ju. Familjen duhet ta dëgjoni më tepër.

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar

Yjet do jenë të gjithë në anën tuaj këtë javë kështu që marrëdhënia me partnerin ka për të qënë e jashtëzakonshme. Rrahjet e zemrës do shtohen akoma më shumë dhe mund të hiqni dorë nga shumë gjëra vetëm për të kaluar sa më tepër kohë me partnerin. Beqarët ka mundësi të marrin një deklaratë të papritur në fundjavë që është mirë të mos e refuzojnë. Buxheti do ketë më shumë përmirësime nga sa mund ta keni imagjinuar. Ju do ndiheni më të vërtetë mirë dhe të qetë kur të shpenzoni. Gjendja shëndetësore jo vetëm që nuk do ketë probleme, por do jetë edhe më e kënaqshme. Do i rifitoni sërish të gjithë energjitë e humbura. Në punë tregohuni objektive, dinamikë dhe mos sfidues. Askush nuk është më i mirë se ju kështu që mos u dorëzoni për asgjë. Familja do jetë e qetë.

UJORI

21. janar – 19. shkurt

Bëni kujdes me kritikat ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj jave sepse ai nuk do jetë në humor shumë të mirë dhe mund të debatoni shumë ashpër. Beqarët do marrin vendime shumë të rëndësishme që do e ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Një person i afërt i miqve ka kohë që i studion dhe i vazhdon e tani do ju bëjë propozime. Çështjet financiare do ecin më së miri pasi gjithmonë do ecni me plane dhe nuk do e teproni me shpenzimet. Disa mund të fitojnë edhe ndonjë lotari. Gjëndja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar ditë pas ditë, kështu që deri të premten do i rifitoni të gjitha energjitë e humbura. Në punë duhet të bëni sa më shumë përpjekje për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Po i latë gjërat pas dore dikush tjetër do ju zëvëndësojë shpejt. Me familjarët tregohuni të matur.

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars

Këtë javë do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do bëni gjithçka që të gjitha çastet e kaluara së bashku të jetë të ngrohta dhe emocionuese. Beqarët ka gjasë të kenë dashuri me shikim të parë ditën e mërkurë ose të enjte dhe për ta do fillojë një etape e re. Me shpenzimet mundohuni të jeni të arsyeshëm në maksimum. Mos jepni as hua tek të afërmit sepse shumë shpejt do mbeteni me xhepat bosh dhe askush nuk do ju ndihmojë. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Herë do ndiheni në ankth, herë do keni dhimbje shpine e herë barku. Në punë do jeni pafund ambiciozë dhe do hidhni hapa gjigante në projektin e nisur. Edhe me familjarët do ruani një marrëdhënie të mirë.