DASHI

21. mars – 20. prill

Këtë javë nuk duhet të shqetësoheni aspak për jetën tuaj në çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Beqarët do afrohen akoma më shumë me disa persona që kanë pëlqyer prej kohesh dhe do sigurohen se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzime. Për shëndet akoma më të mirë duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund të ketë disa probleme të vogla, por pa pasoja.

 

DEMI

21. prill – 21. maj

Do jeni shumë kritikë ndaj partnerit tuaj këtë javë dhe kjo herë pas here mund të ndezë debate të zjarrta. Ndryshoni sa më shpejt mënyrë të sjelli sepse në të kundërt ai që keni në krah ka për t’u lodhur shpejt. Beqarët do preferojnë t’ia lënë gjërat kohës dhe nuk do hedhin asnjë hap për të ndryshuar diçka. Në fakt kjo do jetë gjëja e duhur. Buxheti do jetë disi delikat ditët e para, por situata shumë shpejt do fillojë të stabilizohet. Pas të mërkurës mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite. Në fundjavë do jeni në formën më të mirë të mundshme. Në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë, me durim, qetësi dhe këmbëngulje mund të arrini çdo gjë. Familja pa probleme.

 

BINJAKËT

22. maj – 21. qershor

Kjo javë do jetë tejet pasionante për juve që jeni në një lidhje. Me partnerin do merreni vesh edhe pa thënë asgjë. Çdo çast ka për të qenë fantastik dhe i mbushur me emocione të veçanta. Edhe për beqarët priten risi, megjithatë nuk duhet të nxitohen për asgjë. Në planin financiar ndikimi i yjeve do jetë goxha negativ. Nuk do arrini dot t’i vini fre vetes tuaj dhe buxheti do destabilizohet ndjeshëm. Për fat të mirë shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dhimbjeje të lehtë koke në ditët më të lodhshme. Në punë do i bëni gjerat me dëshirë dhe entuziazëm, prandaj do i arrini synimet. Në familje do diskutoni gjerë e gjatë dhe do i zgjidhni problemet.

 

GAFORRJA

22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme gjate kësaj jave. Në çdo çast do ndiheni si mbi re dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Beqarët duhet të bëjnë durim deri ditët e fundit në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse nuk i kryeni shpenzimet me llogari, gjendja mund të ketë tronditje të forta. Mendoni pak edhe për kohën në vijim, jo vetëm për të sotmen. Gjendja shëndetësore do jetë aq e mirë saqë nuk do keni më për çfarë të qaheni. Do ushqeheni si duhet dhe nuk do neglizhoni as aktivitetin fizik. Puna në përgjithësi do ecë mirë pavarësisht disa pengesave të vogla që mund t’iu dalin herë pas here. Familja harmonike.

 

LUANI

23. korrik – 22. gusht

Periudhë e begatë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Që ditën e parë do përjetojnë emocione pranë atij që dashurojnë dhe do sigurohen akoma më shumë që ai është i duhuri për të kaluar jetën. Beqarët do i kenë mendimet shumë të qarta dhe do dinë çfarë hapash të hedhin. Jeta e tyre do ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Venusi do iu ndihmojë t’i mbani gjithë kohës nën kujdes të ardhurat. Gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak, pasi gjendja ka për të qenë perfekte. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jetë Jupiteri ai që do iu japë një shtysë më shumë për të vënë në jetë projektet e menduara. Marrëdhënia me familjarët do jetë e kënaqshme.

 

VIRGJËRESHA

23. gusht – 23. shtator

Javë rutine do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas here mund të mërziteni tej mase me atë që keni në krah dhe mund t’i thoni gjëra të pamenduara. Kujdes sepse mund ta shkatërroni gjithë atë që kishit ndërtuar deri më sot. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të ndihen mirë dhe jo vetëm. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme dhe herë pas here do ju duhet të bëni vërtet kursime. Gjendja shëndetësore do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Nuk do i keni me as shqetësimet nga stomaku. Në punë do jeni modestë edhe pse në fakt arritjet do jenë goxha të mëdha. Jeta familjare do jetë e kënaqshme në çdo moment.

 

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor

Do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për të cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë në mendje. Beqarët duhet të tregohen të arsyeshëm dhe nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat për fat të mirë nuk do jenë të këqija, kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jenë të rënda. Në punë do jeni kreative dhe të gatshëm për të bërë edhe sakrifica vetëm për të arritur atje ku doni. Disa kolegë do ju ndihmojnë. Në familje duhet të toleroni më tepër qe t’ia kaloni mirë.

 

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor

Rutina ka mundësi t’iu pushtojë këtë javë ju që jeni në një lidhje dhe shpesh mezi do i kaloni ditët. Do mërziteni jashtëzakonisht. Beqarët as nuk do e vrasin mendjen të krijojnë një lidhje, por do ja lënë çdo gjë kohës. Në fakt deri ditën e premte mund të ndodhë diçka e jashtëzakonshme për ta. Financat me shumë përpjekje nga ana juaj do fillojnë të stabilizohen disi. Vazhdoni në rrugën që keni nisur. Shëndeti ka për të qenë i qëndrueshëm. Nuk do keni probleme për të cilat të merakoseni. Në planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu bëhet edhe një propozim për rritje në detyrë. Jeta familjare do ketë vështirësi të vogla.

 

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor

Javë e ngrohtë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i kaloni të gjitha pengesat dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet e bëra. Beqarët do i kenë idetë shumë të qarta dhe do dini si dhe kë të joshin. Dita më me fat do jetë e mërkura. Financat do përmirësohen tej mase jo vetëm nga ndihma e të afërmve, por edhe nga strategjia që keni ndjekur ju kohët e fundit. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Do keni probleme me gjumin dhe shpesh do ndiheni pa fuqi. Mos lini pa konsumuar frutat dhe perimet e stinës. Në punë mos merrni vendime të nxituara sepse do pendoheni. Kërkoni ndihmën e miqve nëse nuk jeni shumë të qartë. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

 

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar

Në jetën tuaj në çift ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme. Gjërat do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë dhe nuk do ketë më kthim mbrapa në kohë. Beqarët nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak edhe pse nuk do lënë gur pa lëvizur. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet e domosdoshme mund t’i kryeni pa u druajtur fare. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni energji dhe shqetësimet e mëparshme nuk do ndihen aspak. Edhe ata që kanë pasur probleme me stomakun do jenë më të qetë. Në punë do filloni disa projekte mjaft interesante, por që do duan me tepër përkushtim dhe kohë të harxhuar. Jeta familjare do jetë përgjithësisht pozitive.

 

UJORI

21. janar – 19. shkurt

Këtë javë do bëni të pamundur që ta largoni rutinën nga jeta juaj në çift dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen sa më të bukur. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe nuk do i dilni kundër njëri-tjetrit për asgjë. Beqarët nuk duhet të bëjnë gabim të hidhen në krahët e të parit që do i joshë sepse do lëndohen tej mase. Në planin financiar mund të bëni gabime të njëpasnjëshme dhe situata nuk do jetë e qëndrueshme. Shëndeti do jetë delikat ditët e para, por do përmirësohet pas të enjtes. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Në punë do i keni shumë të qarta hapat që duhet të hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Jeta familjare nuk do jetë në gjendjen më të mirë.

 

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars

Këtë javë do jeni shumë impulsive ju të dashuruarit dhe mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Reflektoni dhe mendojini gjërat sa më shpejt sepse në të kundërt do vijë ndarja. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë vetëm dhe nuk do bëjnë asnjë lëvizje për ndryshime, por ditën e enjte do takojnë një person sharmant që nuk do i rezistojnë dot. Sektori i financave nuk do jetë aspak i trazuar. Mund ta kryeni pa frikë ndonjë shpenzim të vogël për qejfin tuaj. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime nga stomaku kështu që shmangni pikantet dhe pijet alkoolike. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe gjithçka do ju ecë sipas planeve. Me familjaret do keni disa debate të vogla.