Shumë prej nesh po i ndjejnë efektet e koronavirusit që po përfshinë botën, qoftë infermierë, mjekë, civilë apo qeveri të tëra. Qendrat e karantinës po rriten ashtu si edhe numri i të infektuarve dhe është shumë e vështirë të kesh një perspektivë pozitive për të ardhmen kur askush nuk ka ndonjë përgjigje në lidhje me të. Epo, shkencëtarët më në fund po raportojnë një ndryshim pozitiv, megjithëse mund të mos jetë ashtu siç mund të presim.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), si dhe një pjesë e vogël studiuesish të pavarur, emetimet e dioksidit të azotit janë ulur ndjeshëm në Itali pas bllokimit të shkaktuar nga përhapja e COVID-19. Sateliti Copernicus Sentinel-5P zbuloi një rënie në emetimet e NO2 duke sinjalizuar uljen e ndotjes së ajrit, me ndryshimin më domethënës që vërehej në pjesën veriore të vendit.

“Rënia e emetimeve të dioksidit të azotit mbi Luginën Po në veri të Italisë është veçanërisht e dukshme,” njoftoi Claus Zehner, menaxher i misionit të ESA’s Copernicus Sentinel-5P. “Megjithëse mund të ketë ndryshime të vogla në të dhëna për shkak të mbulimit të reve dhe ndryshimit të motit, ne jemi shumë të sigurt se ulja e emetimeve që mund të shohim, përkon me bllokimin në Itali duke shkaktuar më pak trafik dhe aktivitete industriale.”

Grafikët tregojnë një ulje graduale të ndotjes NO2 duke filluar nga data 14 Shkurt

Me më pak gjurmë të NO2 në 24 shkurt

Santiago Gassó, bashkëpunëtor i kërkimit shkencor në NASA, shpjegoi gjithashtu se ndërsa luhatjet e emetimeve të NO2 janë plotësisht normale duke marrë parasysh që ato ndryshojnë nën faktorë të tillë si dita e javës, ky ndryshim i vërejtur ishte padyshim i rëndësishëm.

Dhe një rënie e ndjeshme në Mars

Këto janë të dhënat e paraqitura nga Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) që tregojnë të njëjtën tendencë

Disa italianë gjithashtu kanë raportuar një ndryshim më të dukshëm në mjedis. Ndërsa kanalet në Venecia janë bërë kristal të pastra për shkak të zvogëlimit të trafikut gjatë karantinës.