Asnjë lehtësim për blerësit në Eurozonë dhe dhimbje koke për bankierët qendrorë.

Të dhënat më të fundit tregojnë se inflacioni u rrit me një nivel rekord prej 5.1 % në janar të këtij viti. Kjo ka habitur ekonomistët të cilët në fakt kishin parashikuar një rënie.

Rritja u shkaktua pjesërisht nga kostoja e lartë e energjisë, e cila ishte e pritshme. Por edhe çmimet e disa ushqimeve janë rritur me 5 %.  Kjo do të thotë  shtim i kostove të përditshme për familjet e eurozonës.

Tani Banka Qendrore Evropiane përballet me një dilemë. Politikëbërësit atje kanë thënë vazhdimisht se çmimet do të fillojnë të ulen gradualisht. Por aktualisht ka pak shenja se mund të ndodhë. Tashmë inflacioni ka kapur më shumë se dyfishin e objektivit prej 2 %.

Kjo mund  të ndryshojë llogaritjet mbi normat për shefen e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

Analistët nuk shohin ndonjë perspektivë rritjeje deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Megjithatë, ekspertët vijojnë të këmbëngulin se inflacioni është në fazë kalimtare.