Turizmi gjatë vitit 2020 ishte një nga sektorët më të goditur nga efektet e pandemisë, por që nxiti qytetarët t’i zhvillonin pushimet brenda vendit, gjë që kompensoi disi mungesën e turistëve të huaj.

Kjo u vu në dukje nga të dhënat e Institutit të Statistikave, ku sipas raportit të publikuar së fundmi gjatë vitit 2020 pandemia përgjysmoi turistët në Shqipëri nga rreth 6 milionë në 2.7 milionë vizitorë.

Ardhja e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi kompensuan ndjeshëm situatën për sektorin e turizmit që gjatë vitit 2020 dhe 2021 rishikoi të gjitha paketat e shërbimeve.