Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi e ka mposhtur Milanin në kohën shtesë me rezultat 2-1.

Rossonerët shkuan në pushimin e pjesës së parë me epërsi, pasi Zlatan Ibrahimovic shënoi në minutën e 31-të nga një asist i Mietes.

Por, para se të përfundonin 45 minutat e parë, një situatë e tensionuar mes Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakut u pasua me dy kartonë të verdhë.

Në pjesën e dytë, Ibrahimovic nuk ishte qetësuar dhe kjo i kushtoi me kartonin e dytë për t’u përjashtuar nga takimi në minutën e 58-të.

Interi më pas përfitoi nga kjo përparësi dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Romelu Lukakut (71′) që shënoi në nga penalltia.

Nerazzurët vazhduan me presion të lartë dhe ia arritën qëllimit që të përmbysnin rezultatin me golin e Christian Eriksenit që shënoi në minutën e 90+8′.

INTER-MILAN 2-1
31′ Ibrahimovic (M), 71′ pen. Lukaku (I), 97′ Eriksen (I)

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov (92′ Young); Darmian (46′ Hakimi), Barella, Brozovic (88′ Eriksen), Vidal, Perisic (67′ Lautaro); Lukaku, Sanchez. Tr. Conte

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Dalot, Kjaer (19′ Tomori), Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Meité; Saelemaekers (85′ Castillejo), Brahim Diaz (60′ Rebic), Leao (85′ Krunic); Ibrahimovic. Tr. Pioli

Karton i verdhë: Kjaer, Ibrahimovic, Lukaku, Brozovic, Rebic

Karton i kuq: 58’ Ibrahimovic