Irdi Lushi është shpallur fitues i konkursit “Sommelieri më i mirë shqiptar”, nga 15 konkurrentët që morrën pjesë në garë.

Në vend të dytë me “Çmimin e Argjendtë” është vlerësuar Enkeda Haxhiu dhe në vend të tretë me “Çmimin e Bronxtë” është vlerësuar Klejdi Xheko.

15 konkurentët janë ndeshur gjatë kësaj kohe me disa teste teorike e praktike derisa kanë ardhur në 2 ditët finale me 6 dhe 7 Nëntor kur është mbajtur edhe ceremonia e cila ka shpallur tre fituesit.

Sommelieria Shqiptare vendosi të zhvilloi këtë event të parashikuar kohë më parë dhe duke marrë shkas nga situata e rëndë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë me 26 Nëntor ka vendosur që një pjesë e fondeve të mbledhura të shkojnë për të ndihmuar të pastrehët.