Izmir Smajlaj është kampioni i ri i Ballkanit për sallat e mbyllura në kërcim së gjati.
Shkodrani ishte protagonist i një performance të shkëlqyer, që jep shpresa reale për Olimpiadën e Tokios, teksa kërceu 7.91 metra në kampionatin e zhvilluar në Stamboll të Turqisë.