Ja çfarë  i bën burrat të tradhtojnë?

Një studim i fundit i bërë nga Dr. M. Gary Neuaman me 200 burra të vetë pranuar “tradhtarë”, është zbuluar se burrat janë shumë më të ndjeshëm nga sa mendojnë njerëzit. Nëse ata nuk marrin lëvdata nga partnerja aktuale, ata do e kërkojnë nga ndonjë tjetër.

  • 48% e burrave thonë se arsyeja kryesore që kanë tradhtuar ka qenë prej pakënaqësisë/pamjaftueshmërisë emocionale.
  • 40% prej tyre e gjejnë partneren tjetër në vendin e punës, pasi koleget femra janë më të pritshme t’i bëjnë komplimente për arritjet që kanë bërë në punë.
  • Tërheqja fizike nuk është gjithmonë arsyeja e tradhtisë pasi 88% e rasteve të tradhtive bëhen me dikë më pak tërheqëse se partnerja aktuale.
  • Në 77% të rasteve burrat që tradhtojnë, kanë edhe një mik që ka qenë jo besnik. Kur burrat shikojnë një mikun e tyre që e ka bërë është më e lehtë për ata që ta justifikojnë sjelljen e tyre, edhe kur e dinë që është e gabuar.
  • 68% e burrave ndihen fajtor pasi kanë tradhtuar. Nuk ka të bëjë ç’do gjë me marrëdhënien, por me ndjenjat. Burrat janë të ndjeshëm dhe duan të ndjehen të kërkuar.