Dita e djeshme ka qenë mjaft e lumtur për shqiptarët, pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave të Shqipërinë në BE, ndërsa të paktën një artikull për vendin tonë nuk mund të mugonte në mediat e huaja.
Portali i njohur Yahoo ka renditur një sërë pikash të përmbledhura të cilat i njohin shtetasit e huaj me jetën e shqiptarëve, nga pushtimi Osman e deri të diktatura apo flamuri.
Shqipëria është përshkruar si një vend i vogël dhe i varfër në Ballkan, i cili aspiron shumë t’i bashkohet vendeve europiane.
Ja disa nga pikat e shkruara në artikull për popullin shqiptar:
1-Janë fansa të mëdhenj të Mercedez Benzit, ku pavarësisht çdo problemi tjetër rreth 40% e qytetarëve gëzojnë një makinë të kësaj kompanie gjigante gjermane.
2-Ngjyrat kombëtare janë e kuqja dhe e zeza, ndërsa në flamurin e tyre shihet një shqiponjë dykrenore.
3-Kanë një potencial të lartë turizmi, pasuri të shumta natyrore (det, male alpine dhe lumenj të shumtë) dhe gjithashtu bunkerët e ndërtuar gjatë kohës së komunizmit janë kthyer në kafene të bukura historike.
4-Shumëllojshmëri gatimesh duke u nisur nga këmbët e bretkosave të pjekura deri të ushqimet e ndryshme me fruta deti.
5-Valë të mëdha emigrantësh, ku sipas statistikave Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigracionit në botë, me një diasporë me 1.2 milion banorë.
6-Kanabisi dhe korrupsioni, Shqipëria është konsideruar si eksportuesi më i madh i lëndëve narkotike në Europë, ndërsa aktualisht i është nevojitur të vihet në zbatim një reformë në drejtësi për të ruajtur vendin nga aktet korruptive.