Nëpërmjet Oversport, keni patur mundësinë të shijonim një javë të çmendur të Serie A. Sipkatën këtë javë të tetë dy supersfida si Lazio-Inter dhe Juventus-Roma. Ndërkohë, Milani dhe Napoli mbeten ende të pamposhtur në këtë fillim sezoni.

Kështu, Lazio ka mundur Interin me përmbysje, me rezultatin 3-1. Golit të Ivan Perisic, ju përgjigj Immobile, Felipe Andreson dhe Milinkovic-Savic. Ishte një ndeshje që përveç spektaklit pati edhe episode të tjera me lojtarët e skuadrave që u përleshën me njëri-tjetrin.

Fitore ka arritur edhe Juventusi ndaj Romës me rezultatin 1-0. Për “Zonjën e Vjetër” mjaftoi një gol i shënuar nga Moise Kean për të marrë tre pikët dhe fitoren e katërt rradhazi.

Milani bëri një përmbysje të çmendur kundër Hellas Veronës. Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh të dyfishtë në pjesën e parë, por arritën të mblidhnin forcat. Kështu, pjesa e dytë foli vetëm për Milanin që shënuan tre gola me anë të Giroud, Kessie dhe një autogol të mbrojtësit Gunter.

Napoli vazhdon ecurinë pozitive duke arritur fitoren e tetë radhazi në po kaq takime. Ekipi i Spalletit mori një fitore minimale kundër Torinos. Goli i Osimhen mjaftoi për napoletanët të merrnin tre pikë dhe të forconin pozitat në kreun e renditjes.

Fitore ka arritur edhe Atalanta me goleadë, duke festuar në mënyrë perfekte ditëlindjen. Ekipi i Gasperinit mposhti Empolin me rezultatin 4-1, në një ndeshje ku spikati Ilicic dhe Duvan Zapata.

Kështu, pas javës së tetë, Napoli mbetet në krye me pikë të plota, i ndjekur nga Milani me dy pikë më pak, pra 22. Në vendin mbetet Interi me 17 pikë por që pas humbjes ndaj Lazios ka humbur disi teren. Katërshen e parë e mbyll Roma e Mourinhos që ndiqet nga rivalët e qytetit Lazio. Sakaq vendin e fundit për kupat e europës e mban Atalanta me 14 pikë/Oversport.tv