Filmi “Joker”, i vlerësuar maksimalisht nga kritika dhe publiku, është bërë zyrtarisht filmi për audiencë të rritur me më shumë fitime në të gjithë globin.

“Warner Brothers” konfirmoi se prodhimi me protagonist Joaquin Phoenix, kishte grumbulluar plot 788 milion dollarë nga shfaqja në kinematë botërore.

Ndërkaq i përqendruar tek origjina e personazhit të keq të “Batman”, “Joker” përflitet si kandidat i mundshëm për çmim “Oskar”.

Burimi: RTK