Në konferencë ka folur edhe Jorgo Pëllumbi, që thekson se ndeshja e parë e Sllovenisë ka fokusin kryesor të skuadrës së drejtuar nga Bushi dhe më tej ekipi do të nisë të mendojë për Kosovën. Sa i përket objektivave për vendin e dytë, Pëllumbi beson se mund të arrihet pasi grupi kuqezi është mjaft cilësor.

Gjendja e ekipit deri sot – Kemi disa ditë stërvitje në Durrës. E shikoj grupin shumë mirë, jemi të gjithë në formë dhe nuk kemi dëmtime.

Sllovenia? – Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Pak a shumë e njohim Slloveninë pasi luajtëm para një muaji këtu dhe besoj se do të jetë akoma më e vështirë se këtu. Por besojmë dhe do shkojmë të marrim tre pikëshin.

Ndeshja e dytë ndaj Kosovës? – Për momentin po studiojmë ndeshjen me Slloveninë, sepse ajo është e para dhe më e rëndësishmja për momentin. Kosovën e njohim nga viti i kaluar që kemi luajtur, e dimë që është një kundërshtar i fortë. Por në fillim do të fokusohemi te ndeshja me Slloveninë, pastaj mendojmë për Kosovën

Vendi i dytë në grup? – Në katër ndeshje kemi marrë 9 pikë. Kemi bërë një fillim shumë të mirë, mundësitë janë. Kemi lojtarë shumë të mirë në grup dhe besoj se është e arritshme, por do të shohim ndeshje pas ndeshje.

Ecuria me klubin dhe synimet për të ardhmen – Me klubin jam shumë mirë. Po luftojmë që të arrijmë vendin e parë që të kthehemi në ligën e parë në Kroaci. Ndërsa me Kombëtaren qëllimi është gjithmonë që të kualifikohemi/Oversport.tv