Themeluesi i Wikileaks është një hap larg ekstradimit nga Britania për në SHBA.

Qeveria Amerikane fitoi të drejtën e apelimit që kishte bërë në Gjykatën e Lartë të Londrës. Gjyqtari Timonthy Holroyde mori vendimin ditën e sotme ku tha se kërkesa është pranuar…

50 vjeçari Assange pritet të përballet në SHBA me akuza kriminale si shkelje e ligjit përmes spiunimit dhe komplot për të hakeruar kompjuterë qeveritarë.
Julian Assange kërkohet të ekstradohet nga SHBA-të për skandalin e Wikileaks, publikimi i mijëra dokumenteve të klasifikuara si sekrete, lidhur me diplomatë dhe misione ushtarake.

Dokumentet u publikuan në vitet 2010 dhe 2011. Ndaj tij janë hedhur18 akuza, mes të cilave: Vënia në rrezik e jetës së të tjerëve.

Dënimi për të gjitha akuzat shkon në 175 vite burg.