Patinatores 15 vjeçare nga Rusia iu gjetën baza të tre ilaçeve që përdoren për zemrën, pas mostrave të gjakut të marra para zhvillimit të Lojërave të Pekinit. Edhe pse Kamila Valieva u lejua të konkurronte në Lojërat e Pekinit, në analizat e saj rezultuan sasi të trimetazidinës, e cila është e ndaluar nga zyrtarët antidoping.

Sipas dokumenteve të paraqitura, mostrat e dhjetorit zbuluan edhe sasi të ilaçeve të zemrës, L-Carnitine dhe Hypoxen.

Një zyrtar i lartë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se Valieva po mbrohej duke thënë se e kishte konsumuar ilaçin e ndaluar gabimisht. Lajmi vjen disa orë pasi Valieva doli në vendin e parë, finalja e patinazhit do të mbahet të enjten.