Kanye West ka njoftuar planet e tij për të kandiduar për president në 2024 – por para se të zhvendoset potencialisht në Shtëpinë e Bardhë reperi mund të ndryshojë edhe emrin e tij.

Gjatë prezantimit të koleksionit të tij më të ri të markës Yezzy, stilisti i tij Steven Smith u shpreh se Kanye do të kandidojë për president të Amerikës në 2024. Të gjithë të pranishmit në sallë filluan të qeshin dhe kjo solli një reagim të pazakontë të Kanye, duke iu drejtuar me fjalët: “Çfarë ka për të qeshur? Deri më 2024 Yezzy do të krijojë aq shumë vende pune sa nuk do të ketë nevojë të kandidojë për president, por do më zgjedhin”.

Kanye ka në plan që ta ndryshojë edhe emrin e tij pas një ngatërresë të dukshme nga Forbes Magazine, e cila ende nuk e quan miliarder.

“Revistës Forbes, u tregova një faturë prej 890 milion dollarësh dhe ata ende nuk më thanë “miliarder “. Ata nuk duan që ne të dimë se ne mund të blejmë tokë, ata nuk duan që ne të kemi pronësinë 100 përqind që kam në Yeezy“, tha West për vendimin e Forbes për të mos e klasifikuar atë si miliarder.

“Tani që e kam bërë biznes dhe njerëzit thonë se është e rastësishme ta quash veten miliarder, unë mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Christian Genius Billionare Kanye West”, tha tutje reperi.