Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës ka pranuar kërkesën e Skënderbeut për t’i rikthyer titullin kampion të sezonit 2015 – 2016 të hequr nga FSHF.  Lajmi është konfirmuar nga klubi korçar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.  Argumentat e paraqitura nga klubi korçar dhe strategjia mbrojtëse në KAS kanë rezultuar efikase, me panelin e gjyqtarëve që ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Etikës në FSHF.

Ky vendim shton optimizmin në kampin korçar edhe për çështjen e pezullimit 10-vjeçar të Skënderbeut nga kompeticionet europiane. Drejtuesit e klubit më të titulluar në Shqipëri në dekadën e fundit janë të bindur që KAS-i do t’u japë të drejtë, duke rrëzuar vendimin e komisioneve juridike në UEFA.