Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ato mbeten hite të pazëvëndësueshme në historinë e muzikës shqiptare. Ky format do të rikthejë në vëmëndje repertorin e atyre viteve përmes zërave të rinj.

Çdo të enjte, 8 këngëtarë, 8 këngë, 8 histori këngësh të papërsëritshme. Premiera i është rezervuar një prej ikonave të muzikës së lehtë shqiptare, Aurela Gaçe. Ky është momenti për t’iu larguar stresit të politikës, duke përjetuar emocionet e veçanta të muzikës…