Kënga më e dëgjuar e Rita Orës

Ishte Shtatori 2017 kur Rita Ora publikoi “Lonely together”, që do të rezultonte një nga nga hitet më të mëdha të karrierës së saj.

Bashkëpunimin me Avicii, i cili vetëm pak muaj më vonë ndërroi jetë, Rita vendosi që ta bënte pjesë të albumit të saj më të fundit “Phoenix”,  si shenjë mirënjohje dhe kujtimi të përjetshëm për DJ e njohur.

E tashmë dy vite pas publikimit, “Lonely together” ka arritur që të dëgjohet mbi 500 milionë herë, duke u bërë kënga më e dëgjuar e albumit që Rita publikoi më 23 Nëntor të vitit 2018.

Kjo këngë i dha gjithashtu 28-vjeçares çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në eventin MTV Video Music Awards 2018.

Burimi: Tv Klan