Banorëve të Dublinit iu është kërkuar të varin palltot e tyre të padëshirueshme për të pastrehët e qytetit në këtë mot të acart.

Të gjithë kalimtarët mund të shikonin në urë banderola ku shkruhej: “Nëse keni nëvojë për pallto, ju lutem merrni një. Nëse doni të ndihmoni, ju lutem vareni një të tillë.”

Nëpër internet sheh foto ku shfaqen dhjetëra pallto dhe xhaketa të të gjitha formave dhe madhësive.

Gjithashtu në foto ishte edhe  një kuti plastike e mbushur me kapucë  të leshtë , doreza dhe shalle.

Nisma drejtohet nga një faqe në Facebook e quajtur ‘Warm for Winter’ ose e përkthyer në shqip “Ngrohtësi për Dimrin”, e cila synon të ndihmojnë të pastrehët gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Qëllimi i tyre është të falin rrobat në vende të përshtatshme të thata përreth qyteteve irlandeze, në vendet ku ata shohin se njerëz në nëvojë kalojn më së shumti.

Lajmet për këtë nisëm dolën në të njëjtën ditë ku qindra njerëz u rreshtuan në rrugët e kryeqytetit irlandez për të protestuar kundër krizës në rritje të njerëzve të pastrehë.

Patrick Fryers, i cili filloi fushatën Warm For Winter, thotë se shpreson që ajo të përhapet në vende të tjera.

“Edhe nëse është vetëm një pallto, çojeni kudo që mendoni se dikush mund të ketë nevojë për të dhe vareni”, tha ai.

Patrick do të vazhdojë të mbledhë pallto dhe t’i vari në Urën Ha’penny. Ai po i inkurajon njerëzit në zona të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Imagjinoni të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, nuk është një detyrë e madhe”, tha ai.