Sonte në mbrëmje debuton në ekranin e Top Channel formati më i ri me prezantuese Luana Vjollcën.

Në orën 20:50, së bashku me Luanën, do të jenë edhe Ed Manushi dhe Gent Hazizi, për një spektakël që siç thotë vetë Luana, do të jetë “siç e do e shtuna në mbrëmje”.

Formati i cili pritet të jetë sfida e rradhës për Top Channel për të fituar audiencën e humbur ndaj Tv Klan, që prej më se një viti ka rrëmbyer teleshikuesit me “Xing me Ermalin”, si programi më i ndjekur në prime time i të shtunës.

“Shiko kush luan” do të jetë një format argëtues ku nuk do të mungojnë elementët e një spektakli të vërtetë. Një game show me konkurentë personazhe vip ku do të fitohen edhe çmime.

Luana Vjollca këtë herë përveçse do të moderojë programin do të jetë edhe bashkautore.

Në puntatën e parë të programit do të luajnë Kresha, Lyrical Son dhe Jonida Maliqi.

Burimi / IMA Albania