Kevin Hart bëri paraqitjen e tij të parë publike në “People’s Choice Awards 2019”, pas aksidentit të frikshëm me makinë të ndodhur në shtator.

Komediani 40-vjeçar ishte i pranishëm për të pranuar trofeun për aktrorin më të mirë të komik për vitin 2019. Ai mori një ovacion në këmbë nga turma pasi prezantuesi Robert Downey Jr. e shpalli atë fitues.

“Së pari dhe më kryesorja, falenderoni Zotin sepse nuk do të isha këtu,” filloi komediani fjalimin. “Duke qenë se jam, kjo më bën të vlerësoj edhe më shumë jetën. Më bën të vlerësoj gjërat që kanë vërtet rëndësi. Familja.”

Ai vazhdoi: “Unë dua të falënderoj gruan dhe fëmijët, të cilët ishin aty për mua.”

Hart e mbylli fjalimin e tij duke falënderuar fansat për përkrahjen e tyre të menjëhershme pas aksidentit në 1 shtator.

“Ju nuk e keni idenë për efektin që keni tek ne si argëtues; energjia juaj, mbështetja juaj. Do të thotë shumë për mua dhe vërtet dua t’ju falënderoj që keni qenë atje për mua në kohën time më të vështirë “.

Komediani ishte në sediljen e pasagjerit me dy persona të tjerë në orët e para të 1 shtatorit kur shoferi humbi kontrollin dhe u përplas në një pemë. Policia njofton se shoferi nuk ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit në atë kohë.

Hart raportohet se e copëtoi shtyllën kurrizore në tre vende, të cilat e futën në spital për disa ditë dhe e detyruan të kalonte në një rehabilitim të vështirë.

Komediani dokumentoi një pjesë të rehabilitimit në një video emocionuese të postuar në Instagram më 29 tetor.

View this post on Instagram

A post shared by Kevin Hart (@kevinhart4real) on