Moment i vështirë të Tirana, pasi janë disa futbollistë të infektuar me COVID-19. Marsel Ismajlgeci dhe Erion Hoxhallari humbën grumbullimet me kombëtaret, ndërkohë që edhe Arzen Voci, fizioterapisti i bardhebluve, rezultoi i infektuar.

E përditshmja sportive “Panorama Sport” raporton se jo zyrtarisht janë edhe tre futbollistë të tjerë të infektuar, si dhe përgatitësi atletik Kosta Jani.

Sa u takon lojtarëve, bëhet fjalë për dyshen e sulmit Michael Ngoo-Taulant Seferi, ndërsa tjetri është i riu Aldo Gjumsi. Nga ana e Tiranës ka heshtje totale për momentin, por me siguri do të dalin me një komunikatë që qartëson gjithçka ndodh në kampin bardheblu.

Pas një jave Tirana ka në program ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Shkumbinit dhe më pas në kampionat, tri ditë më pas, duhet të përballen me Teutën. Duhet parë nëse rrezikohet ndonjë ndeshje, por kjo duket e vështirë/Oversport.tv