Koncerti magjepsës i Andrea Bocellit i titulluar “Music For Hope” nga Katedralja Duomo di Milano ka thyer rekordet botërore.

Performanca e së dielës së këngëtarit të Operas, me rastin e Pashkëve, është bërë ngjarja më e madhe muzikore klasike e të gjitha kohërave, me një shifër prej 35 milionë personash që shikojnë koncertin 30-minutësh në kohë, shkruan DailyMail.

Ngjarja historike arriti mbi 2.8 milionë shikues në kohë reale, duke e bërë atë një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të transmetimit të drejtpërdrejtë të të gjitha kohërave dhe audiencës më të madhe të njëkohshme për një transmetim klasik live në historinë e YouTube.