Zbulohen rastet e para me Flurona në Shqipëri, mes tyre edhe një fëmijë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 15 të prekurit njëkohësisht me grip por edhe me Covid janë zbuluar në mes të Janarit dhe fillim të muajit Shkurt.

Sipas ISHP 70 % e të prekurve nga Flurona kanë qenë të pavaksinuar.

Epidemiologu Simaku ka thënë për mediat: “Edhe në Shqipëri janë evidentuar disa raste me Flurona, me bashkë-infeksion të Covid dhe grip, por fatmirësisht këto raste janë aktualisht të përmirësuar kanë dalë nga spitali. Nuk kanë patur probleme shtesë, për shkak të infektimit edhe nga gripi, pasi kanë qenë të infektuar me variantin Omicron që siç dihet klinika e këtij varianti është klinikë më e lehtë krahasuar me variantin Delta. Rastet me Flurona janë evidentuar në mes të muajit Janar dhe në fillim të muajit Shkurt”.

Sipas epidemiologut Simaku, vaksinimi ndaj Covid nuk duhet të ndërpritet.

Çfarë është Flurona?

Flurona nuk është variant i ri i koronavirusit dhe as sëmundje e veçantë.

Për të përshkruar gjendjen e pacientit që është i infektuar me dy viruse në të njëjtën kohë, si gripi dhe Covid, në botë u përdor termi Flurona.