Dy rastet rastet e para të Omicron u konstatuan në Shqipëri pas rezultatit të analizave laboratorike në Gjermani.

Masa të reja kufizuese natën e ndërrimit të viteve nuk do të ketë, shprehet Komiteti i Ekspertëve ndërsa në ditët në vazhdim do ndalohet qarkullimi pa leje pas orës 23:00.

Omicron përhapet më shpejt se variantet e tjera por ende shumëçka rreth këtij varianti mbetet e paqartë.

Studimet e deritanishme japin shpresë se rrezikshmëria e virusit është më e ulët në krahasim me variantet e tjera në qarkullim.

Disa nga simptomat e tij janë: humbja të nuhatjes dhe shijes. Në Shqipëri Delta vazhdon të jetë versioni dominant i COVID.