Porto San Giorgio – Qendrat historike të qytetit përbëhen nga komunitete të vogla, ku ende jetohet me vëmendje nga fqinji, me miqësi dhe solidaritet. Kjo është arsyeja që në këto ditë izolimi nga Koronavirusi, është shumë e vështirë të hiqet dorë nga takimi, afërsia, dreka e përbashkët. Në Porto San Giorgio, shumë u mahnitën nga ideja e dy fqinjëve, të cilët vendosën një tryezë prej druri midis dy ballkoneve, mjaft larg për të respektuar rregullat dhe për të ndarë drekën e së dielës.

Në pak kohë fotografia ka bërë xhiron e rrjetit. Edhe kjo është një mënyrë për të rezistuar dhe pritur ditën kur të mund të kthehemi në jetën e përditshme.