Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë një paketë ligjore që do mund të lejojë industrinë e valutave kibernetike në treg.

Nisma është kaluar në Komisionin parlamentar për Ekonominë ku ka kaluar fazën e parë të hartimit.

Ligjërimi i këtij aktiviteti është kërkuar edhe nga Banka Qendrore e Kosovës. Nga Komisioni i Ekonomisë u tha sot se është kryer një hulumtim të tregut.

Autoritetet e Kosovës thonë se aktiviteti kryesor i kriptovalutave zhvillohet në veri.

Tregu i kriptovalutave si Bitcoin apo Etherium është kthyer vitet e fundit një mënyrë e përshtatshme për pastrim parash nga grupet kriminale. Ekspertë të shumtë madje gjykojnë se përmes këtyre flukseve të qarkullimit të parave, Rusia dhe persona të vënë në lista sanksionesh shmangin kufizimet ekonomike dhe tregtare.

Kriptovalutat janë njësi vlerash monetare të krijuara përmes një sistemi kompjuterik, i cili vendoset në punë enkas për gjenerimin e tyre.