Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami janë shpallur të dielën fituesit e spektakli “C’est la vie”.

Ata mundën në finale Anxhela Peristerin dhe Orin duke ngritur lart kupën.

Spektakli “C’est la vie” ka mbërthyer para ekranit mijëra shikues në mbarë Shqipërinë. 8 personazhe të jetës publike në duet me këngëtarë profesionistë janë përballur me njëri-tjetrin për 11 javë me radhë.

Nën moderimin e Marina Vjollcës në një skenë të ndërtuar enkas, në “C’est La Vie”, muzika është luajtur “live” nga ku konkurrentët dhe të ftuarit kanë kënduar po ashtu “live”.

Ata kanë dhuruar emocion me performancat e tyre ku nuk ka munguar edhe humori.

Big Mama dhe Skerdi Faria kanë fituar Çmimin e Publikut në “C’est La Vie”.

“Ne kemi numëruar me saktësinë me të madhe votat e YouTube dhe në faqen e internetit ‘tvklan.al’ dhe publiku ka preferuar që votën e tij ta japë për… Çmimi i Publikut shkon për Skerdin dhe Big Maman”, tha Prezantuesja Marina Vjollca. “Kupa është për ju, keni fituar zemrat e publikut që në javën e parë.”

Big Mama, e emocionuar falënderoi publikun: “Pa ju ne jemi asgjë”. Ndërsa për Doktor Skerdin Çmimi i Publikut është “Çmimi më i madh”.

Burimi /tvklan.al