Numri në rritje i pacientëve me Covid në Britani, ka shkaktuar shumë vonesa të shërbimeve të tjera ndaj qytetarëve.

Pandemia e Covid ka çuar në një krizë brenda një krize dhe situata aktuale ka të ngjarë të shkaktojë pasoja të mëdha që do të ndihen me vite.

Në Britani afro 6 milionë procedura mjekësore janë bllokuar, nga 4.6 milionë të planifikuara para pandemisë.  Mijëra qytetarë ende nuk kanë marrë trajtim qoftë nga infektimi i Covid, dhe shumë sëmundje kanë mbetur të padiagnostikuara.  Ekspertët thonë se mungesa e madhe e personelit këtë dimër dhe përhapja e variantit Omicron kanë shkaktuar këtë situatë.

Ekspertët e shëndetit publik shqetësohen se edhe nëse pandemia zbehet, kujdesi i vonuar ndaj qytetarëve me sëmundje e probleme të tjera mund të shkaktojë krizë tjetër për sistemin shëndetësor, e sigurisht edhe për vetë pacientët.