TiBO IPTV në partneritet të ngushtë me Digitalb, platformën televizive të të gjithë Shqiptarëve, ndan me publikun shqetësimin mbi piraterinë televizive të TV ALB, NIMI TV dhe Smart World TV të cilat nuk janë të licencuara nga asnjë entitet zyrtar shtetëror në asnjë territor dhe nuk kanë asnjë të drejtë për transmetimin e  asnjë kanali të platformës Digitalb.

TiBO IPTV është kompani shqiptare që transmeton OTT zyrtarisht platformën DIGITALB, e licencuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

TV ALB, NIMI TV dhe Smart World TV nuk gëzojnë asnjë të drejtë dhe nuk kanë asnjë licence për të ritransmetuar eventet futbollistike për sportdashësit shqiptarë.

Të gjithë të interesuarit që nuk duan të bien në duart e sipërmarrjeve të pasigurta pirate dhe boxeve primitive, mund të konstatojnë vërtetësinë e fakteve në faqen zyrtare të AMA www.ama.gov.al dhe DIGITALB www.digitalb.al

Këshilli i AMA-s, miratoi në dhjetor të vitit të kaluar vendimin mbi dhënien e autorizimit shoqërisë Tibo sh.p.k., për subjektin OSHMA “Tibo”, për ofrimin e shërbimit të programit audioviziv të të tretëve mbështetur në internet (OTT).

Në revistën e përmuajshme të autoritetit të mediave, në numrin e janarit evidentohet se “AMA, në kuadër të ushtrimit të funksioneve dhe përmbushjes së detyrave ligjore për mbikëqyrjen e operatorëve audio dhe audiovizive, ka ndërmarrë gjatë gjithë vitit aksione inspektimi gjithëpërfshirëse kundër ushtrimit të veprimtarisë audiovizive në mënyrë të kundërligjshme, pa autorizim nga AMA dhe në mospërputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Aksionet janë shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe janë kryer në bashkëpunim të plotë me Policinë e Shtetit….”

TiBO IPTV ofron një mori shërbimesh interaktive televizive dhe jo vetëm përfshirë të gjitha të drejtat e rezervuara nga DIGITALB për transmetimin WORLDWIDE të prodhimeve të saj, të kanaleve televizive kombëtare shqiptare.

Subjekte pirate IPTV, transmetojnë në mënyrë të paligjshme, kanalet e Platformave Dixhitale Shqiptare, duke shkelur jo vetëm të drejtat e autorit të lidhura me programet e transmetuara në këto kanale dhe të drejtat mbi markën tregtare, por dhe duke dëmtuar IPTV-të e licencuara.

Prej kohësh organet përkatëse ligjvënëse janë venë në ndjekje të subjekteve pirate të cilët do ta kene te vështirë vazhdimin e biznesit të tyre të paligjshëm. Ndërkohë nga komunikimi në faqen zyrtare të internetit të platformës DIGITALB citohet se: “Shoqëria DIGITALB bashkëpunon me operatorë të tjerë transmetimi duke ofruar sinjalin e saj për përdorim edhe në formate të tjera transmetimi për të bërë të mundur shikueshmërinë e saj për të gjithë shqiptarët. Zbatimi i legjislacionit në territor dhe/apo të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin direkt nga ky ritransmetim janë përgjegjësi direkt e palës tjetër dhe nuk lidhen në asnjë formë me DIGITALB.”

Ndërkaq, DIGITALB ka publikuar në faqen zyrtare të internetit, www.digitalb.al, partneritetin me IPTV-në e licencuar TIBO IPTV, dhe njëkohësisht ka denoncuar publikisht listën me operatorët piratë në vijim: Shqip TV, Diaspora TV, Albavizion, TV Alb, ATN, Nimi TV, dhe GodoTek TV.

TIBO IPTV si partner zyrtar me Digitalb, e ndjen si detyrim për ta theksuar këtë shqetësim për konsumatorët, të cilët bien pre e shërbimeve të pasigurta të ofruara prej piratëve, dhe për rrjetin e distribucionit që të denoncojnë çdo rast vjedhjeje që cenon shërbimin ndaj konsumatorit shqiptar.

TiBO ofron në shërbimin Live TV mbi 150 kanale të DIGITALB dhe SUPERSPORT si dhe të gjitha kanalet shqiptare lokale dhe kombëtare, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Më shumë detaje në lidhje me ofertat, produktet, shërbimet e TiBO dhe të tjera janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.tibo.tv.