Marash Kumbulla debutoi për Romën në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Juventusit, e cila përfundoi në barazim (2-2).
Kumbulla ishte goditja e madhe për Romën në këtë merkato vere. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte pjesë e verdhekuqve që në javën e parë të kampionatit, por nuk debutoi ndaj Veronës.
Edhe pse ishte takimi më i madh në këtë fillim sezoni ai ndaj Juventusit, trajneri Paulo Fonseca zgjodhi ta angazhonte 20-vjeçarin nga minuta e parë. Ai është shprehur i kënaqur me debutimin, ndërsa ka theksuar se Roma meritoi ta fitonte ndeshjen.
“I gëzuar për debutimin dhe krenar për performancën e ekipit. Ne i merituam tri pikët”, ka shkruar Kumbulla në profilin e tij në Instagram.