Craig Wright quhet shkencëtari kompjuterik i cili pretendon se ka shpikur Bitcoin. Së fundmi ai ka fituar gjyqin që e lejon të mbajë një pjesë të madhe kriptomonedhës me vlerë miliarda dollarë.
Wright do të mbajë 1.1 milion Bitcoin me vlerë 54 miliardë dollarë. Megjithatë, ai do i paguajë 100 milionë dollarë familjes së Dave Kleiman për shkelje të aktit të pronësisë lidhur me monedhën digjitale.
Por një ekspert i sigurisë kompjuterike i cili vdiq në 2013-ën ka treguar se bashkë me familjen e Kleiman kanë punuar për të krijuar Bitcoin-in e parë në botë dhe se Wright e kishte vjedhur e më pas duke e përdorur për para.
Shpikja e kriptomonedhës në vitin 2008 u përshkrua me detaje në një letër të bardhë të botuar me pseudonimin Satoshi Nakamoto.
Që nga ai vit, Wright ka thenë vazhdimisht se letra me pseudonimin Nakamoto i përket atij pavarësisht kontestimeve.
Ai ka thenë se vendimi ligjor në Miami konfirmon se ai është krijuesi i asetit revolucionar digjital.