Gjykata e Colmarit në Francë ka vendosur lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjykata franceze hodhi poshtë kërkesat e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, i cili edhe më parë është shpallur i pafajshëm nga Gjykatat Ndërkombëtare për akuzat e Serbisë për krime lufte.

Haradinaj mbahej prej katër muajsh në Francë në pritje të vendimit të gjykatës për lirimin e tij. Ai tashmë është i lirë të rikthehet në Kosovë tek familja e tij.

Haradinaj mbahej prej katër muajsh në Francë në pritje të vendimit të gjykatës për lirimin e tij.

Ndërkohë, pritet që në orët e ardhshme të ditës së sotme, Haradinaj të rikthehet në Kosovë. Në një prononcim për mediat jashtë gjykatës, Haradinaj tha se “Proçedura sot është mbyllur, është refuzuar kërkesa për ekstradim, do të shkoj ta marr pasaportën në Strasburg sepse e kam në polici. Po shpresoj që sot do të kthehem në Kosovë”.

Lideri i AAK-së ka thënë gjithashtu se në këtë “përballje” mes Serbisë dhe Kosovës, ka fituar Kosova.

Kanë kaluar katër muaj kohë, është kohë e çmueshme megjithatë në këtë përballje, shqiptarët kanë fituar”.

“Tani jam i lirë dhe do të kthehem në Kosovë. Gjithnjë e kemi pasur energjinë për punët dhe të drejtën tonë. Nuk besoj se ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme, ka ndodhur ajo që është dashur të ndodhë. E drejta jonë është e drejta jonë”. /tibo.tv