Carmine Caridi, aktori i mirënjohur që famën e tij e ndërtoi duke luajtur rolin kryesor në filmin GODFATHER, atë të Kumbarit, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, pasi më parë kishte rënë në gjendje kome.

Carmine Caridi u dërgua me urgjencë në spitalin Cedars-Sinai në Los Anxhelos, ku ai më pas kaloi në koma dhe më vonë vdiq.

Ylli li kinematografisë luajti rolin e Carmine Rosato në filmin ikonik të Godfather, duke u shfaqur më pas sërish në pjesën e dytë të The Godfather, që u publikua në vitin 1974.

Ai luajti gjithashtu rolin e Albert Volpe në pjesën e tretë të serialit.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi problemin shëndetësor të Kumbari, por ai tragjikisht nuk arriti të fitojë vetëdijen ndërsa ishte në spital.

Sa i përket karrierës, Carmine gjithashtu ka luajtur në një numër shfaqjesh të tjera televizive, duke përfshirë Starsky dhe Hutch, Taxi, Fame dhe NYPD.

Në NYPD, Caridi ka luajtur rolin e dedektivit Vince Gotelli. Gjatë karrierës së tij, ai u bë personi i parë që u dëbua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Ai u dëbua nga shkolla për shkelje të të drejtës së autorit.

Akademia tha më 13 janar 2004 se kishte identifikuar një kopje të filmit Something’s Gotta Give, i cili ishte publikuar ilegalisht në internet.

Carmine lindi më 23 janar 1934 dhe u nda nga jeta më 29 maj 2019.