Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare shkencëtari Larry Tesler i cili është i njohur për shpikjen e ‘copy and paste’.

Tesler lindi në vitin 1945 në New York dhe studioi shkenca kompjuterike në Stanford. Pasi punoi në kërkime për AI (Artificial intelligence), ai u bashkua me Qendrën Kërkimore Palo Alto (PARC) të Xerox në 1973, ku zhvilloi “Cut, copy dhe paste”.
Konceptet më vonë të cilat u bënë nga më të rëndësishmet për përdoruesit për redaktorët e tekstit dhe të gjithë sistemet operative të kompjuterit.

Tesler së bashku me bashkëthemeluesin e ‘Apple’, Steve Jobs e përdori shpikjet e tij për të zhvilluar më mirë idetë për produktet e Apple.
Tesler ishte gjithashtu themeluesi i konceptit të quajtur “modeless computing”, i cili është ideja që një program nuk duhet të ketë “mënyra” të ndryshme të inputit.

Në 1980, Tesler u bashkua me Apple dhe punoi në kompani deri në 1997. Ai punoi në kompani të ndryshme duke përfshirë Macintosh, QuickTime, Lisa dhe tabletën Newton. (Macintosh dhe Lisa ishin kompjuterët e parë personalë që popullarizuan operacionet e prerjes dhe kopjimit dhe ngjitjes.) Në 1993, ai u quajt shkencëtar kryesor.
Pas largimit nga Apple, Tesler punoi në Amazon, Yahoo dhe 23andMe.