Këto janë 10 shtetet me internetin me te shpejtë:

10. Finlanda ka një mesatare prej 17.7 mbps që konsiderohet si një mesatare e shpejtë.
9. Çekia ka një mesatare prej 17.8 mbps dhe njerëzit mund të shikojnë video HD dhe të lundrojnë në internet pa asnjë shkëputje.
8. Hollanda ka një mesatare prej 17.9 mbps. Gjithashtu mbahet si shteti me përqindjen më të madhe të familjeve që përdorin internetin në EU.
7. Japonia ka një mesatare prej 18.2 mbps. Në një shtëpi edhe nëse lundrojnë në net 3 pajisje të ndryshme, shpejtësia e internetit nuk do të ketë asnjë lëkundje.
6. Letonia ka një mesatare prej 18.3 mbps, shpejtësi që është pothuajse 3 herë më e shpejtë se mesatarja globale.
5. Zvicra ka një mesatare prej 18.7 mbps, 25% më shumë nga viti i kaluar.
4. Hong Kongu ishte vendi i parë në botë që arriti shpejtësinë 60 mbps në 2013. Sot ka një mesatare prej 19.9 mbps.
3. Suedia ka një mesatare prej 20.6 mbps, që do të thotë se njerëzit rrallë herë kanë shkëputje.
2. Norvegjia ka një mesatare prej 21.3 mbps. Me këtë shpejtësi një kompjuter mund të bëjë upload 5 foto me kualitet të lartë për 1 sekondë.
1. Koreja e Jugut gëzon internetin më të shpejtë në botë me një mesatare prej 29 mbps. Një film 5 GB mund ta shkarkojnë për 2 minuta e gjysëm.
Ndërsa TiBO ka nevojë vetëm për 3 mbps që të mos ketë asnjë shkëputje.