Bisedë e lirë me Blerina Kapaj, Anëtare Ekzekutive e Bordit të TIBO për t’u njohur me zhvillimet më të fundit të kompanisë TiBO, zgjerimit të gamës së shërbimeve dhe ndryshimet e brandit që reflektojnë strategjinë e re të vitit 2021.

Në këtë lidhje Liveme u diskutua mbi prezantimin e fushatës së re TiBO me logon e re dhe imazhin e ri të Markës e cila i parapriu zgjerimit të gamës së pajisjeve në të cilat mundësohen aplikacionet TiBO, publikimin e versioneve të përditësuara me featurës dinamikë si dhe lançimit të shërbimit të ri të ofruar: Internet me Fibër Optike.

Tibo njoftoi më herët në dhjetor 2020 se ka vendosur të investojë në botën e internetit por kjo padyshim nuk do të thotë se do të largohet nga industria e televizionit.

Në fakt, qëllimi është zgjerimi i ofertës, duke u garantuar klientëve të Shqipërisë jo vetëm qindra kanale dhe një programacion shumë të pasur, por gjithashtu duke u dhënë atyre mundësinë të kenë rrjetin e tyre të shtëpisë së Internetit dhe telefonisë fikse.

Në vijim biseda ceku natyrshëm dhe industrinë e PAY TV në botë dhe në shqipëri si dhe dinamikën e ofruesve të kontentit në Shqipëri.